Ndeshja në “Elbasan Arena”, policia merr masa. Ja çfarë nuk do t’u lejohet tifozëve

Publikuar tek: sport, më 17:59 09-12-2016 Ndeshja në “Elbasan Arena”, policia merr masa. Ja çfarë nuk do t’u lejohet tifozëve

Ndeshja ndërmjet  ekipeve “Partizani”  dhe  “Laçi” do të zhvillohet në masa të sigurisë së lartë.

Drejtoria Vendore e  Policisë  Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal të ndeshjes  kombëtare  të  futbollit e cila do të  zhvillohet    më  datë  10.12.2016 në  orën  17:00,  në  Stadiumin  “Elbasan  Arena”.

Për të gjithë tifozët njoftojmë senë orën  15:00,   të  datës  10.12.2016:

-Nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit.

-Nga “Kryqëzimi i Rrugës së Tapetave” deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet  parkimi i automjeteve

-Nga “Kryqëzimi i Romëve” deri  tek Kryqëzimi në dalje në Unazë nuk do të lejohet parkimi i automjeteve

Nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek “Kryqëzimi i Tapetave” nuk do të lejohet  parkimi dhe qarkullimi i automjeteve

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 150 punonjës  policie,  nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë    Elbasan, Komisariatet vartëse  të saj dhe FNSH-ja

Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me biletë dhe me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të çfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha apo metale  (të  çfarëdolloji)

e) çelësa të ndryshëm

Në të  kundërt  NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.

Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrollohen të  gjithë  tifozët.

Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen,    përreth   Stadiumit,  nga  ora   16:00   dhe  deri   në  përfundim  të   ndeshjes,   të  marrin  masa    të  jenë  të  mbyllura.

Drejtoria Vendore e  Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë 10  Dhjetor  lëvizjen e tyre me automjet   brenda  qytetit  të  Elbasanit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « As Jorgji dhe as Jemini, një tjetër gjyqtar shqiptar zgjidhet nga FIFA
Surprizat nuk kanë fund për ekipin e Chapeceonses, zyrtarizohet trajneri i ri »
Article Logic
Execution time: 0.0043280124664307
array(1) { ["section"]=> string(85) "ndeshja-ne-elbasan-arena-policia-merr-masa-ja-cfare-nuk-do-t-u-lejohet-tifozeve-62153" }