Ndeshja Partizani-Kukës, masa ‘blindë’ nga policia, ja rrugët e bllokuara (INFORMACION I RËNDËSISHËM)

Publikuar tek: sport, më 15:03 19-02-2018 Ndeshja Partizani-Kukës, masa ‘blindë’ nga policia, ja rrugët e bllokuara (INFORMACION I RËNDËSISHËM)

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me qëllim mbarëvajtjen e ndeshjes FK Partizani - FK Kuksi, më datë 19.02.2018 ora 18.00 dhe garantimin e rendit dhe qetësisë publike ka marrë masa tekniko - organizative për zhvillimin e këtij aktiviteti, para, gjatë e deri në përfundim të tij.

Masat, bën me dije policia, do të konsistojnë në bllokimin dhe mos lejimin e parkimit të automjeteve në disa segmente rrugore nga ora 15:30 deri në përfundim të aktivitetit dhe konkretisht:

• Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

• Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me rrugën “Sulejman Delvina”

• Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

Me qëllim lëvizjen e lirë të tifozëvë, do të ketë kufizim të trafikut nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën "Artan Lenja", përgjatë Rrugës "Muhamet Gjollesha", Rruga “Sulejman Delvina” deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Do të kontrollohet stadiumi dhe ambjentet e tij. Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen dhe verifikohen identitetet e shtetasve nëpermjet kartës së identitetit si dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta si:

• Shishet e llojeve të ndryshme

• Monedha apo metale të llojeve të ndryshme

• Lëndë piroteknike apo fishekzjarre.

• Çelësa të ndryshëm

• Persona nën efektin e alkoolit.

Nuk do të lejohen femijët nën moshën 16 vjeç pa prezencën e prindit apo të kujdestarit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, falënderon për mirkuptimin dhe bashkëpunimin, mediat, qytetarët dhe sportdashësit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj u shpallën kampionë të Ballkanit, vjen reagimi i parë nga politika
»
Article Logic
Execution time: 0.021224021911621
array(1) { ["section"]=> string(102) "ndeshja-partizani-kukes-masa-blinde-nga-policia-ja-rruget-e-bllokuara-informacion-i-rendesishem-110754" }