Ndeshja për femra Shqipëri-Francë tremb autoritetet, rrezik për sulme terroriste në “Qemal Stafa”

Publikuar tek: sport, më 20:21 23-11-2015 Ndeshja për femra Shqipëri-Francë tremb autoritetet, rrezik për sulme terroriste në “Qemal Stafa”

Pas Gjermanisë apo Belgjikës, terrorizmi rrezikon edhe ndeshjet e futbollit në Shqipëri. Ky ishte alarmi i dhënë nga Shërbimi Informativ Shtetëror në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të thirrur nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani. E klasifikuar si në rrezik për sulmet të mundshme nga militantët e Shtetit Islamik është ndeshja e 27 Nëntorit në “Qemal Stafa”, ku përfaqësuesja shqiptare e femrave do të luajë kundër Francës në Grupin 3 të kualifikueseve të Europianit, shkruan Supersport.

Takimi i së shtunës në Presidencë vendosi në dukje faktin që Tirana u klasifikua si një ndër kryeqytetet europiane të rrezikuara nga xhihadistët e ISIS, ndërsa shërbeu për të vënë në gadishmëri të gjitha forcat e sigurisë në Shqipëri. SHISH bëri thirrje që policia, Shërbimi Informativ Ushtarak, forcat e armatosura, forcat Speciale, reparti Komando të qëndrojnë në gadishmëri. Ndeshja e Kombëtareve të femrave është një prej aktiviteteve ku është kërkuar më tepër kujdes dhe marrje e masave të veçanta, së bashku me festat e 28 dhe 29 Nëntorit. Kjo pas sulmeve terroriste në Paris dhe alarmeve në Gjermani e Belgjikë, por edhe në vendin tonë.

Sipas SHISH ekzistojnë dyshime përse aktiviteti i futbollit mund të jetë një objektiv sulmi nga eksponentë të dyshuar si të lidhur me xhihadistët e ISIS. Për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes ndaj skuadrës franceze të femrave, si edhe sigurinë e tifozëve në stadium, do të hartohet një plan i veçantë masash. Federata e Futbollit ende nuk është shprehur nëse ndeshja është në rrezik, ashtu si ka ndodhur në disa vende të mëdha europiane, ndërsa tashmë nuk ka garanci edhe për ndeshjen e Europa League ndërmjet Bruges dhe Napolit, ku vendimi përfundimtar do të merret nga autoritetet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trajneri i Partizanit dëmtohet në fushë, Starova del nga stadiumi me akull në fytyrë
Real Madridi dhe Florentino Perez marrin vendimin për të ardhmen e Benitez »
Article Logic
Execution time: 0.015642881393433
array(1) { ["section"]=> string(100) "ndeshja-per-femra-shqiperi-france-tremb-autoritetet-rrezik-per-sulme-terroriste-ne-qemal-stafa-26122" }