“Ndeshja Shqipëri-Izrael do luhej në fushë neutrale”, Qeveria Shqiptare i dërgoi letër FIFA-s

Publikuar tek: sport, më 08:31 15-11-2016

Nëse Policia e Shqipërisë nuk do të kishte ndërmarrë masat e jashtëzakonshme për ndeshjen kundër Izraelit, atëherë ajo do të luhej në një fushë neutrale.

Kështu shkruan media izraelite “Ynetnews”, e cila zbardh edhe letrën që Qeveria shqiptare i ka dërguar FIFA-s për të garantuar sigurinë gjatë ndeshjes.

“Ishte Qeveria Shqiptare e cila garantoi në FIFA zhvllimin e ndeshjes pa probleme. Nëse nuk do të ndodhte kështu atëherë takimi do të luhej në një fushë neutrale, ndoshta në një qytet jashtë Shqipërisë. Masa të çudtishme pas kësaj marrëveshje u ndërmorrën edhe nga shqiptarët edhe nga ne”, shkruan ndër të tjera media izraelite.

Në fakt, masat e Policisë u konsideruan nga shumë futbollistë dhe analistë sportiv si arsyeja kryesore përse stadiumi “Elbasan Arena” ishte gjysmë bosh. Mërgim Mavraj ishte një prej futbollistëve të Kombëtares që pas ndeshjes reagoi kundër masave të shumta, që sipas tij trembën tifozët. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-trajneri i Shqipërisë, Hafizi “godet” De Biasin: Ai e humbi dinjitetin e ekipit Kombëtar
Akuzat e Idrizit, Shpëtim Gjika publikon dokumentat: Flamurtari i pa shpresë për sa kohë “dërdëllit dhe birbilos” administratori »
Article Logic
Execution time: 0.019888162612915
array(1) { ["section"]=> string(96) "ndeshja-shqiperi-izrael-do-luhej-ne-fushe-neutrale-qeveria-shqiptare-i-dergoi-leter-fifa-s-59547" }