Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Shulku:S'abuzuam me çmimet e biletave. Në stadium s’do ketë tifozë serbë, vetëm studentë

Publikuar tek: sport, më 10:15 01-10-2015 Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Shulku:S'abuzuam me çmimet e biletave. Në stadium s’do ketë tifozë serbë, vetëm studentë Ilir Shulku

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit ka sqaruar me imtësi informacionin në opinionin publik, në lidhje me akuzat ndaj FSHF-së për abuzimin me çmimin e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi që do të mbahet më 8 tetor.

Shulku deklaroi se nuk ka asnjë abuzim me çmimin dhe se për ndeshjen ka patur 100 mijë kërkesa, ndërkohë që stadiumi ‘’Elbasan Arena’’ mban rreh 12 mijë e 600 tifozë. Shulku thotë se 20% e biletave janë shitur online.

“Nuk abuzuam me çmimin. Rreth 15-20 % u shitën online me grupime: mbështetësit kryesorë të ekipit kombëtar, anëtarët e FSHF, instritucionet brenda dhe jashtë vendit, sponsorët, UEFA dhe partnerët e tjerë, gjithashtu edhe me federatat partnere.

Kjo është totalisht e verifikueshme në 1 minutë ka patur 4 mijë klikime, 12-15% janë shitur online, për 4-5 orë u bë procesi i shitjes.

Që ditën që është hedhur shorti, kërkesat e para për bileta janë bërë për ndeshjen me Serbinë, shumë kohë përpara kanë kërkuar të jenë në stadium. Në kohën kur stadiumi ka 12 mijë e 600 vende ka patur 100 mijë kërkesat. Por këto janë mundësitë tona”,deklaroi Shulku.

Lidhur me praninë e tifozëve serbë në stadium, Shulku mohoi çdo mundësi.

“Është folur për një numër të tifozëve serbë, nuk është e vërtetë që do ketë. Bëhet fjalë për një grupim studentor, për marrëveshjet mes qeverive serbe-shqiptare”, përfundoi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditje e rëndë për Shqipërinë, dëmtohet Lorik Cana
Lokomotiva fiton ndaj Skënderbeut, “vritini shqiptarët”, “Kosova është Serbi” dhe fishekzjarre në stadium »
Article Logic
Execution time: 0.026719093322754
array(1) { ["section"]=> string(115) "ndeshja-shqiperi-serbi-shulku-s-abuzuam-me-cmimet-e-biletave-ne-stadium-s-do-kete-tifoze-serbe-vetem-studente-22079" }