Ndeshja “Skënderbeu -Dinamo Zagrebit”, policia blindon stadiumin “Elbasan Arena”

Publikuar tek: sport, më 10:16 23-08-2017 Ndeshja “Skënderbeu -Dinamo Zagrebit”, policia blindon stadiumin “Elbasan Arena” ilustruese

Nesër mbrëma në orën 20:00, në “Elbasan Arena” do të mbahet ndeshja e raundit të parë të playoff i UEFA Europa League, midis ekipit të Skënderbeut dhe atij të Dinamo Zagrebit.

Për të parandaluar çfarëdolloj incidenti që mund të ndodhë në raste të tilla, policia shqiptare ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Strukturat e policisë janë ngritur në këmbë dhe kanë marrë masa të rrepta sigurie, duke vënë në gadishmëri rreth 350 punonjës efektivë.

Gjithashtu do të ndalohet parkimi i automjeteve në rrugët “11 Nëntori”, “Kamber Sejdini” apo në çdo zonë tjetër që ndodhet përreth stadiumit.

Masat janë përqëndruar edhe ndaj tifozëve, që do të zbulohen se mbajnë me vete me sende të forta.

Ambientet si lokale apo bar-kafe pranë stadiumit po ashtu nuk do t’i shpëtojnë masave policore, pasi do të jenë të detyruara që të mbyllin qepenin prej orës 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, për shmamgien e ndonjë incidenti.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

Masat e marra nga Policia e Elbasanit për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese “Skëndërbeu” Shqipëri – “Dinamo i Zagrebit” Kroaci

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe të Kroacisë, e cila do të zhvillohet më datë 24.08.2017 në orën 20:00, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Sa me sipër , në orën 16:00, të datës 24.08.2017, ju bëjmë me dije se:

Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në rrugën “11 Nëntori” nga “Kryqëzimi i Romëve” deri në dalje në unazë.

Nga rruga “Kozma Naska” deri tek ish – konservimi, nuk do të lejohet parkimi I mjeteve pasi do të përdoret për raste emergjente.

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek rruga “Kozma Naska”

Nuk do të lejohet Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Kamber Sejdini”, “Kryqëzimi i Romëve” deri tek kryqëzimi me rrugën “Kozma Naska”

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 350 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet vartëse të saj dhe nga FNSH-ja e Tiranës.

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të cfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)

e) çelësa të ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 17:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 24 Gusht 2017, duke filluar nga ora 16:00 lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E bujshme, Neymar rikthehet në Barcelonë? Mesi ka një mesazh për Pique (FOTO)
“Lista Panuçi”, vjen me surpriza të mëdha, grumbullohet Memolla ikën Xhaka »
Article Logic
Execution time: 0.021625995635986
array(1) { ["section"]=> string(80) "ndeshja-skenderbeu-dinamo-zagrebit-policia-blindon-stadiumin-elbasan-arena-89907" }