Ndeshja Tirana-Apolonia jo në kryeqytet! Luhet në ”Niko Dovana”

Publikuar tek: sport, më 16:45 21-01-2015 Ndeshja Tirana-Apolonia jo në kryeqytet! Luhet në ”Niko Dovana”

Ndeshja e parë e fazës së tretë për bardheblutë e kryeqytetit, që do të kenë përballë Apoloninë do të luhet në orën 14:00 të ditës së shtunë por nuk do të luhet në Tiranë, siç ishte parashikuar, por në qytetin e Durrësit në stadiumin “Niko Dovana”.

Ky vendim i 24 herë kampionëve të Shqipërisë vjen, pasi të dyja impiantet e kryeqytetit janë në rikonstruksion, çka ka detyruar bardheblutë të gjejnë një sistem tjetër dhe duke parë marrëdhëniet e mira mes Tiranës dhe Teutës së Durrësit, drejtuesit e klubit bardheblu kanë vendosur që ndeshjet programuara për t’u luajtur në “shtëpi” të luhen në Durrës.

Kalendari i Kategorisë Superiore për këtë sezon, aktualisht sheh Tiranën me dy ndeshje radhazi si pritëse, duke favorizuar në njëfarë mënyre Partizanin që drejtohet nga trajneri Shpëtim Duro. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gianni De Biasi: Kundër Armenisë do të luajnë ata që janë të përgatitur
Mesfushori Herolind Shala, debutim pozitiv me Spartën e Pragës »
Article Logic
Execution time: 0.023648023605347
array(1) { ["section"]=> string(65) "ndeshja-tirana-apolonia-jo-ne-kryeqytet-luhet-ne-niko-dovana-1130" }