'Ndeshje pa tifozë', reagon ashpër ndaj FSHF-së Gaz Demi: Këtu nuk ka Federatë, ka paçavure

Publikuar tek: sport, më 17:53 02-03-2017 'Ndeshje pa tifozë', reagon ashpër ndaj FSHF-së Gaz Demi: Këtu nuk ka Federatë, ka paçavure

Pas vendimit në lidhje me vendimin e Komisionit të Disiplinës, ku Partizani u dënua me 4 ndeshje pa tifozë ka reaguar Gaz Demi.

Kreu i të kuqve në një lidhje telefonike për “SportNews” ka deklaruar se tifozët e kuq janë të pafajshëm, por gjithashtu u shpreh i indinjuar me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Reagimi i plotë:

“Ky nuk është vendim, është një maskaradë me plot kuptimin e fjalës sepse nuk mund të ketë vendim ku bujtësi të dënohet dhe mos të dënohet pritësi sikundër na ndodhi ne në deri që për dy shihe ujë u dënuam me një ndeshje, ndërsa në Kukës tifozëria vendëse çfarë nuk hodhi në fushë. Këtu maskarada fillon që nga ata që dërgon Federata atje se çfarë raporti kanë dorëzuar. Situata atje ka qenë e tensionuar dhe pasi e kam vërtetuar si problem, tifozëria e Partizanit është pothuajse e pafajshme. Unë nuk kam dashur të merrem me këtë punë, por kjo tregon që këtu nuk ka Federatë, ka një paçavure, ku emrin e kësaj Federate e ka ai kryetari i Federatës. Ai i bën të gjitha këto. Ne do ta ndjekim si klub dhe do ta vazhdojmë me mënyrë demokratike sepse nuk mund ta nënshtrojnë Partizanin disa rrugeçër të kësaj Federate që rastësisht drejtojnë futbollin shqiptar. Me këtë vendim të fundit, që është tendencioze as nuk diskutohet. Kush do ta dëgjojë do të qeshë. Është një turp i madh. Kjo është një maskaradë e radhës që i bëhet Partizanit. Këta janë futur në garë për ta prishur atë. Ne do ta vazhdojmë garën, por maskarada e federatës, këtë herë e tregoi veten se është një shërbëtore e atyre që u bien krahëve. Si me tifozë, si pa tifozë, Partizani do të luajë, do të ndeshet. Më vjen shumë keq për tifozërinë e Partizanit që me pa të drejtë vuan këtë dënim. Megjithatë ne jemi ai klub që jemi dhe do të vazhdojmë që të luftojmë fort deri në ditën e fundit, deri në momentin e fundit, për titullin. Ne jemi kundërshtarët e vetëm të FSHF-së. Madje dhe shumë të tjerë që flasin e bëjnë nëpër tavolina pasi jashtë nuk guxojnë të flasin. Nuk e di se si i ka trembur Federata, por ata duhet të kuptojnë që Federata është vetëm një mbarëvajtëse e kampionatit dhe nuk ka asgjë në dorë. Presidentët i bëjnë investimet me paratë e tyre. Këto situate janë ca meskinitete, ca paturpësi. Partizani do të përballet me Federatën në çdo drejtim. Akuzat e Skënderbeut? E kam dëgjuar një drejtor palaço, se nuk i di as emrin, që ato që bëjnë vetë, duan t’ua fusin të tjerëve. Sot (dje) lexova dhe atë homolgun tim të Laçit në një shkrim shumë serioz dinjitoz. Ne nuk kemi aleanca. Partizani do të vazhdojë rrugën i vetëm trim në luftë. Ne do të vazhdojmë luftën me forcat tona, jo siç kanë bërë këto vite të tjerët. Ne si administratë do t’i bëjmë gjërat maksimale që tifozët tanë, edhe me dhimbje dhe me harxhime, të jenë pranë skuadrës. Do të shohim Apelin, do presim dhe të shpresojmë që maskarada të mos vazhdojë deri në fund. Do të shpresojmë që Apeli të marrë në konsideratë faktet tona të pakontestueshme. Nuk kam pasur kontakt me presidentin e FSHF-së dhe as nuk do të kem kontakt. Ai të vazhdojë punën e vet atje kundër Partizanit, ne do të vazhdojmë punën tonë. Kontakte nuk kam përse të kem sepse ai është një mbarvajtës i futbollit, nuk është shefi ynë. Ai është një punëtor i zgjedhur aty ku është. Ka vite aty, e ka bërë biznesin e vet këtë punë, por ne do të vazhdojmë në rrugën tonë. As presidenti e as Federata nuk i bën dot shantazh Partizanit”, mësohet të ketë thënë Demi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partizani kundër FSHF-së, tensionohen sërish marrëdhëniet
Pa vdekjen me sy, Fernando Torres flet pas momentit të tmerrshëm dhe tregon gjendjen e tij (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.01883602142334
array(1) { ["section"]=> string(92) "ndeshje-pa-tifoze-reagon-ashper-ndaj-fshf-se-gaz-demi-ketu-nuk-ka-federate-ka-pacavure-70539" }