Ndeshjet e radhës, në “Loro Boriçi” vijnë Spanja dhe Kroacia

Publikuar tek: sport, më 16:19 06-09-2016 Ndeshjet e radhës, në “Loro Boriçi” vijnë Spanja dhe Kroacia

Tani që ndeshja me Maqedoninë përfundoi, kuqezinjtë e Gianni de Biasi-t i kanë hedhur sytë te kundërshtarët e radhës.

Muaji tetor ka për të qenë fantastik për tifozët shqiptarë dhe sidomos për ta që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë pasi do të kenë mundësi të ndjekin nga afër dy nga skuadrat më të forta në Europë, Spanjën dhe Kroacinë.

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet më 6 tetor me Kroacinë dhe ndeshja është planifikuar për t’u lujtuar në stadiumin “Loro Boriçi”. Skuadra më e re në Europë do të kërkojë pikët e radhës në ndeshjen që luan brenda ‘në shtëpi’.

Kjo përballje pritet të tërheq vëmendje të madhe në Shqipëri për faktin se Kombëtarja luan në të njejtën ditë kundër një ekipi shumë modest si Lihtenshtejni. Kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt principatës së vogël për të marrë tre pikët e radhës.

Tre ditë më pas, e gjithë vëmendja do rikthehet sërish në Shkodër, kësaj here për të ndjekur Shqipëri-Spanjë. Një super ndeshje për Kombëtaren Shqiptare, që në këto eleminatore botërori do të jetë sfida e vërtetë.

Ndryshe nga ndeshjet e 6 tetorit, më 9 tetor nuk do të ketë përplasje mes Përfaqësueses kosovare dhe Kombëtares.

Djemtë e Bunjakut do të zbresin në fushë kundër Ukrainës në orën 18:00, ndërsa kuqezinjtë në orën 20:45.

Deri më tani nuk është përcaktuar ku do të luhet ndeshja mes Ukrainës dhe Kosovës, pasi ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Prishtinës, por aktualisht Bullgaria shihet si destinacioni më i mundshëm. 

Screenshot_2.jpg

Screenshot_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eleminatoret / Kjo është renditja aktuale në Grupin G
Premio e çmendur, miliona euro për Kosovën në Botëror »
Article Logic
Execution time: 0.03048300743103
array(1) { ["section"]=> string(63) "ndeshjet-e-radhes-ne-loro-borici-vijne-spanja-dhe-kroacia-52090" }