Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka vendosur të dënojë skuadrën e Laçit me pesë ndeshje pa praninë e tifozëve.
Vendimi i FSHF-së vjen pas goditjes që iu bë me flakadan futbollistit të Kukësit, Dritan Smajli në ndeshjen kundër Laçit.
Ndërkohë që nuk është pranuar ankimi i KF Kukësit për të marrë 3 pikët në tavolinë, duke mos qenë e bazuar në rregulloren e Kodit të Disiplinës Sportive. Gjithashtu u konfirmua dhe dënimi me 1 ndeshje për trajnerin e Vllaznisë Baldo Rainieri, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundjavës me Tiranën. Me 100 mijë lekë gjobë janë ndëshkuar ndërkohë klubi i Vllaznisë dhe ai i Partizanit për sjellje të gabuar të tifozerive të tyre.