Ndëshkohet Skënderbeu, një ndeshje pa tifozë

Publikuar tek: sport, më 17:46 06-03-2015 Ndëshkohet Skënderbeu, një ndeshje pa tifozë

Klubi i Skënderbeut është dënuar me një ndeshje pa tifozë të pranishëm në stadium nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së.

Dënimi vjen për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga tifozët, ku si pasojë është goditur lojtari i Tiranës, Dorian Kërçiku.

“KF ‘Skënderbeu’, për sjellje të gabuar të tifozerisë së saj dhe hedhje të sendeve në fushën e lojës me pasojë goditjen e lojtarit kundërshtar, dënohet me zhvillimin e 1(një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës, bazuar në nenin 66/3.a te KDS”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Ndeshja midis Skënderbut dhe Tiranës përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një malazez në Kombëtaren shqiptare
Cavani, jo më sulmues i PSG »
Article Logic
Execution time: 0.016345977783203
array(1) { ["section"]=> string(48) "ndeshkohet-skenderbeu-nje-ndeshje-pa-tifoze-5176" }