Ndihmojeni të dashurën e këtij djali dhe fitoni 6 muaj pushime falas në Karaibe

Publikuar tek: bota, më 16:30 23-05-2016 Ndihmojeni të dashurën e këtij djali dhe fitoni 6 muaj pushime falas në Karaibe

Një djalë i dëshpëruar ofron 6 muaj pushime falas në karaibe për këdo që mund të ndihmojë të dashurën e tij. Pushimet përfshijnë biletat e udhëtimit, qëndrimin, ushqimin madje edhe leksione surf-i.

Jeremie Tronet është një surfist profesionist dhe jeton në ishullin piktoresk Grenadines.Ai postoi një status të dëshpëruar në Facebook-un e tij duke u lutur për ndihmë për të dashurën e tij e cila ka pësuar një aksident.

g44gg4g4g4g4g4.jpg

Ajo është rrëzuar nga një lartësi prej 4 metrash dhe ka thyer kockën e këmbë. Zoe Schaffer-Jennett iu nënshtrua operacionit ku iu vendosën tre vida. Megjithatë ajo e ka të pamundur të shkojë në rehabilitim për shkak se nuk ka sigurime shëndetësore. I dashuri i saj kërkon një fizioterapist që ta trajtojë atë në shtëpinë e saj.

surf2.jpg

Çifti po kërkon një  terapist fizik, kirurg ortopedik ose dikë që punon në një qendër rehabilitimi. Ata madje kanë lënë edhe adresën e tyre të postës elektronike: [email protected]

surf1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069580078125
array(1) { ["section"]=> string(85) "ndihmojeni-te-dashuren-e-ketij-djali-dhe-fitoni-6-muaj-pushime-falas-ne-karaibe-41268" }