NDIHMONI AMARËN! Apeli i gjyshes shqiptare nga SHBA për vogëlushen

Publikuar tek: aktualitet, më 11:24 09-11-2018 NDIHMONI AMARËN! Apeli i gjyshes shqiptare nga SHBA për vogëlushen

Amara është një vajzë 2-vjeçare, e cila ka nevojë për ndimën e të gjithëve. Vetëm 7 ditë pas lindjes, vogëlushja humbi gjysmën e krahut të djathtë për shkak trombozës dhe cianozës.

 

Por, 2-vjeçarja ka ende nevojë për përkujdes shëndetësor. Amara duhet t’u nënshtrohet disa operacioneve për të zhbllokuar arterien e saj. Ky operacion është i kushtueshëm dhe kryhet vetëm në Itali, pasi në Shqipëri nuk ka kushte dhe mjekë për të bërë ndërhyrje të tilla.

Gjyshja e saj, Flutura e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndërmarrë një nismë për të mbledhur donacione për mbesën e saj. Prindërit e vogëlushes, Stela dhe Bledi, janë të dëshpëruar dhe jeta e tyre ka ndryshuar tërësisht.

Për të mbledhur të ardhura, gjyshja e Amaras ka nisur një fushatë online dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për të ofruar para sa të munden. Çdo ndihmë do të ishte e nevojshme.

Ky është linku ku mund të ndihmoni me donacione për vogëlushen Amara: Klikoni KËTU.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘420 nxënës rrezikojnë jetën’, deputeti nxjerr FOTOT e shkollës: Ministria ia lë topin në derë pushtetit lokal
Babë e bijë u përplasën për vdekje, ARRESTOHEN dy shoferët »
Article Logic
Execution time: 0.0040891170501709
array(1) { ["section"]=> string(72) "ndihmoni-amaren-apeli-i-gjyshes-shqiptare-nga-shba-per-vogelushen-140868" }