Ndikumana shënon 2 gola, Tirana fiton 2-0 kundër Apolonisë

Publikuar tek: sport, më 16:15 24-01-2015 Ndikumana shënon 2 gola, Tirana fiton 2-0 kundër Apolonisë

Fitorja e parë për Tiranën në vitin 2015 ka ardhur nga një ndeshje mjaft e mirë e Selemani Ndikumana.

Sulmuesi i kombëtares së Burundit ishte autor i dy golave në sfidën që bardheblutë zhvilluan ndaj Apolonisë, 90 minutësh i luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit pasi stadium “Selman Stërmasi” është në rikonstruksion.

Bardheblutë e drejtuar nga Gugash Magani ishin dominues dhe falë blerjeve të reja, kishin supremacinë ndaj myzeqarëve. Goli i parë i Ndikumanës erdhi pak para se skuadrat të shkonin në pushimin mes pjesëve pas një goditje të bukur të afrikanit në portën e Cetkoviç.

Tirana konkretizoi dominimin me golin e dytë në minutën e 64 me të njëjtin autor. Pas rasteve nga Muzaka dhe Morina, ishte Ndikumana që siguroi 3 pikët, këtë herë duke shmangur dhe portierin e Apolonisë. 

Ndeshja tjetër Flamurtari-Teuta përfundoi 2-1 për ekipin vlonjat që me këtë fitore të rendësishme ngjitet në kuotën e 25 pikëve, ndërkohë që durrsakët mbeten sërish 16 pikë. Derbi i bregdetit u ndez me golin e parë të Abilaliajt i cili nuk e pati aspak të vështirë ta shtyjë sferën drejt rrjetës në rrjedhimet e një goditje dënimi.

Por Teuta barazoi me sulmuesin librazhdas Mirel Çota ende pa kaluar gjysmë ore lojë. Goli i fitores për Dlamurtarin erdhi “in extremis” nga Shehaj, atëherë kur askush te vlonjatët nuk shpresonte.

Kukësi u konfirmua pretendent për titullin, këtë herë në “Loro Boriçi”. Verilindorët fituan 2-1 në fushën e Vllaznisë falë golave të Pero Pejic në minutën e 5 dhe të  Lushtakut në të 59′. Për Vllazninë shënoi  Kalaja 65′.

TIRANA – APOLONIA 2-0

VLLAZNIA – KUKESI 1-2

FLAMURTARI – TEUTA 2-1

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « UEFA: Portugali-Shqipëri, ndeshja më shokuese për 2014
Eto’o transferohet te Sampdoria »
Article Logic
Execution time: 0.021008014678955
array(1) { ["section"]=> string(62) "ndikumana-shenon-2-gola-tirana-fiton-2-0-kunder-apolonise-1380" }