Ndizet derbi Tirana-Partizani, skuadra e kuqe kërkon me “dhunën e bashkisë” stadiumin bardheblu

Publikuar tek: sport, më 12:19 24-01-2017 Ndizet derbi Tirana-Partizani, skuadra e kuqe kërkon me “dhunën e bashkisë” stadiumin bardheblu Veliaj dhe Halili ne momentin e rikonstruksionit te Stadiumit \"Selman Stermasi\" prone e KF Tirana

Ndizet situata mes Tiranës dhe Partizanit jo vetëm mes tifozerive, por edhe klubeve përkatëse. Partizani i ka dërguar një shkresë bashkisë së Tiranës ku i kërkon që kjo bashki, të vendosë në dispozicion të Partizanit, stadiumin “Selman Stërmasi” që Partizani të zhvillojë ndeshjet e mbetura. 

Tirana ka refuzuar që ti japë stadiumin Partizanit, por gjërat vështirësohen pas shkresës që zyrtarisht Partizani, i dërgon Bashkisë së Tiranës, kryetarit Erion Veliaj dhe kryetarit të Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi.

“Do ta paguajmë me tarifat e këshillit bashkiak, ose të poseduesit” thuhet në letër për shumën e lekëve, ndërkohë që pretendohet se Bashkia Tiranë është pronare e stadiumit.

Por në fakt, stadium, është pronë e KF Tiranës, e cila ka refuzuar këtë kërkesë disa herë. Ndërkaq, duket se do të ketë bisedime mes Presidentit të KF Tirana Refik Halili, dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për të zgjidhur ngërcin.

Letra e plotë e Partizanit për Bashkinë

Drejtuar: Z.Erion Veliaj

Z.Aldrin Dalipi

Lënda: Kërkesë për autorizimin e përdorimit të përkohshëm të stadiumit “Selman Stërmasi” në pronësi të Bashkisë së Tiranës

Të nderuar zotërinj

Futboll Klub Partizani sh.a, shoqëri tregtare e formës aksionare, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit me NUIS: K02322003T, po ju drejtohet përmes kësaj shkrese zyrtare duke kërkuar autorizimin Tuaj për përdorimin e përkohshëm të stadiumit “Selman Stërmasi”, në pronësi të Bashkisë së Tiranës, për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare ku Klubi ynë është pritës, për pjesën e mbetur të sezonit futbollistik 2016-2017. Kërkesa jonë drejtuar institucionit Tuaj të nderuar bazohet në disa drejtime kryesore, të cilat po I rendisim si vijon:

Së pari, sic mund të jeni në dijeni, aktualisht KF Tirana është e vetmja skuadër e cila zhvillon ndeshjet zyrtare në këtë stadium, pasi ekipi KF Korabi ka mbyllur para pak kohësh marrëveshjen e qirasë me KF Tirana sh.a, për ti vijuar ndeshjet e mbetura të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore 16/17 në një stadium tjetër. Në këtë kuadër, FK Partizani sha vlerëson se nuk ka asnjë pengesë të arsyeshme për mosluajtjen e ndeshjeve tona në stadiumin “Selman Stërmasi” sikundër pretendohej përpara fillimit të sezonit actual nga KF Tirana sh.a, e cila është edhe përdoruese e impiantit në fjalë;

Së dyti, gjatë këtij sezoni futbollistik ekipi ynë, edhe pse I përket qytetit të Tiranës, me numrin më të lartë të mbështetësve jo vetëm në rang qyteti por edhe vendi, është detyruar për të luajtur ndeshjet e tij në qytetin e Elbasanit, pasi sic jeni në dijeni impianti tjetër i Tiranës “Qemal Stafa” është prishur. Edhe pse për këtë sezon futbollistik ekipi ynë është pretendent kryesor për fitimin e kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore, kuptueshëm numri I tifozëve dhe sportdashësve nga Tirana, present në stadiumin e Elbasanit, gjatë ndeshjeve që ne kemi zhvilluar atje, është ulur ndjeshëm.

Vec sa më sipër, duke qenë se në adresën e klubit tonë vijnë cdo ditë e më tepër kërkesa të panumërta të qytetetarëve të Tiranës, mbështetës të ekipit tonë, për të bërë të mundur ndjekjen nga afër të aktiviteteve futbollistike të FK Partizanit në qytetin tonë, kërkojmë mbështetjen konkrete nga ana juaj, për marrjen në përdorim nga ana e FK Partizani sh.a. të impiantit “Selman Stërmasi”.

FK Partizani sh.a vlerëson se përmbushja e kësaj kerkese nga ana juaj, jo vetëm do të ishte në interes të politikave tona tregtare, por do të ndikonte ndjeshëm si në promovimin e mëtejshëm të vlerave sportive në Tiranë, ashtu edhe në rikthimin e traditave më të mira sportdashëse atëherë kur stadiumet mbusheshin plot nga qytetarët e saj.

Së treti, duke qenë se zhvillimi I sportit është një mision kushtetues I organeve të qeverisjes qendrore dhe vendore, dhe në zbatim të dispozitave të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e njësive të qeverisjes vendore”, moslejimi I zhvillimit të ndeshjeve të FK Partizanit në stadiumin “Selman Stërmasi” është një akt tërësisht diskriminues ndaj një pjese të madhe të qytetarëve të Tiranës. Mbi të gjitha, duke konsideruar që kjo pasuri e paluajtshme është në pronësi të komunitetit të Tiranës dhe shoqëria aktuale është thjesht përdoruesja e përkohshme e saj, pengimi constant, me veprime konkludente dhe mosveprime (refuzim për të kthyer përgjigje ndaj kërkesave tona të vazhdueshme), është tërësisht abuziv, duke cënuar misionin e përbashkët për zhvillimin e sportit në qytetin tonë. Si rrjedhim, gjendemi përpara veprimeve të paligjshme të cilat deri diku implikojnë indirect dhe Bashkinë e Tiranës.

Së fundmi, ritheksojmë se kërkesa jonë nuk ka asnjë arsye për tu refuzuar, në kushtet kur përdorimi i përkohshëm për ndeshjet zyrtare ku klubi ynë, është skuadër pritëse do të kryhet me kundërshpërblim, referuar tarifave të miratuara nga Këshilli Bashkiak dhe/ose nga shoqëria e cila zotëron tagrat e gëzim-posedimit mbi pasurinë e paluajtshme të lartëpërmendur.

Duke ju falenderuar paraprakisht për mirëkuptimin, mbetemi me shpresën e një përgjigje positive nga ana Juaj lidhur me këtë kërkesë.

Me respect

Genc Tomorri

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja e ditës/ Pro apo kundër Partizanit në “Selman Stërmasi”, ja llogaritë që bën Ylli Aga
Kosova mposht Serbinë në Gjykatën e Arbitrazhit, Vokrri: Kisha besim te CAS-i »
Article Logic
Execution time: 0.061984062194824
array(1) { ["section"]=> string(98) "ndizet-derbi-tirana-partizani-skuadra-e-kuqe-kerkon-me-dhunen-e-bashkise-stadiumin-bardheblu-66492" }