Ndjesa e artistit Veli Rada në letrën e shkruar para vdekjes: Bija ime mos u trishto që këtë Krishtlindje s’të bleva dot dhuratë

Publikuar tek: kulture-art, më 09:22 16-06-2015 Ndjesa e artistit Veli Rada në letrën e shkruar para vdekjes: Bija ime mos u trishto që këtë Krishtlindje s’të bleva dot dhuratë

Një letër e Artistit të njohur Veli Rada e lënë për të bijën pak kohë para se të ndahej nga jeta nxjerr në pah dhimbjen e thellë se ku janë kantandisur artistët shqiptarë. Ai u nda nga jeta në 27 dhjetor 2014  në moshën 72-vjeçare pas një sëmundje e rëndë. Ai nxjerr në pah se ku janë katandisur ekonomikisht dhe për rrjedhojë edhe emocionalisht artistët në vendin tonë.

“E dashur bija ime mos u trishto që këtë Krishtlindje s’të bleva dot dhuratë. Të më besosh nuk munda, sepse për herë të parë në jetën time nuk kam asnjë lek në portofol, madje nuk kam kujt t’i kërkoj borxh, sepse edhe të tjerët nuk kanë.Të shikoja për çdo ditë, kur tek kalendari i varur në kuzhinë me duart e vogla shënoje ditët, duke pritur plot gëzim që të vinin festat, eh kjo festë, koha, ndali atë ditë, kur u adhurua djalli, ai që si do fëmijët, nënën, babanë, gruan, atdheun, Zotin. Ai që kurrë s’mendon, ai që na vret çdo ditë dhe nuk ndjen kurrë pendim. Do të mungojnë dhuratat këtë vit me kupto, por të paktën do të kemi shpresën!!!!Veli Rada. E dashur bija ime, mos u trishto…”, përfundo letra mallëngjyese e publikuar në media.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 5 vite nga ikja e Bekim Fehmiut, aktori i parë shqiptar në Evropën Lindore
Shkrimi i “Newsbomb.al” për prishjen e vilës, reagon ministria: Denoncim ndaj Bashkisë, mos guxoni të prekni monumentet e kulturës »
Article Logic
Execution time: 0.0041229724884033
array(1) { ["section"]=> string(133) "ndjesa-e-artistit-veli-rada-ne-letren-e-shkruar-para-vdekjes-bija-ime-mos-u-trishto-qe-kete-krishtlindje-s-te-bleva-dot-dhurate-13711" }