Ndocaj flet për mundësinë e kandidimit për kreun e PS: Askush të mos e ketë fobi

Publikuar tek: politike, më 21:55 28-01-2016 Ndocaj flet për mundësinë e kandidimit për kreun e PS: Askush të mos e ketë fobi

Deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ për mundësinë kandidimit të tij në kongresin e PS-së për kreun e saj.

Ndonëse nuk e ka konfirmuar zyrtaisht, Ndocaj shprehet se mandati i deputetit është i pamjaftueshëm për të “kontribuar në proceset e rinovimit të mendësisë politike e modelit politik shqiptar”.

Duke e konsideruar PS-në si një parti me potenciale të jashtëzakonshme, ‘kaubojsi’ shprehet se askush nuk duhet të ketë fobi nga kandidimet.

Reagimi i Eduart Ndocaj:

Qëndrim zyrtar i z. Ndocaj për garën e Kryetarit të PS.

Po qarkullon një lajm në lidhje me mundësinë e garimit të z. Ndocaj për kryetar të PS.

Hyrja e statutit të PS fillon me nënvizimin se demokracia e brendshme është shtylla kryesore e funksionimit të PS.

Tashmë kemi një datë të caktuar në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri ose rikonfirmin. Kjo datë është 19 mars.

Gara demokratike dhe garimi janë pjesë të rëndësishme që e shëndoshin PS.

Askush nuk duhet të ketë fobi për kandidimet si dhe kushdo që mendon se mund të jap dicka të re mund e duhet të garojë për kreun e PS.

Rrugëtimi i z. Ndocaj nga 2013 deri më sot ka qenë relativisht i gjatë dhe i ndryshëm nga të tjerët.

Në rrugëtimin e tij z. Ndocaj ka parë shumë gjëra të papëlqyera të politikës shqiptare.

Një frymë e re është në shërbim të një politikë të re e në shërbim të qytetarëve.

PS mbetet partia më e madhe në vend me potenciale të jashtëzakonshme.

Qytetarët në këto tre muaj e kanë frymezuar z. Ndocaj për të marr përgjegjesi e iniciativa më të rëndësishme se sa ajo e mandatit të deputetit.

Mandati i deputetit në një lojë politike të mbyllur është i pamjaftueshem për të kontribuar në proceset e rinovimit të mendësisë politike e modelit politik shqiptar.

Çdo angazhim i konfirmuar nga Ndocaj do të jetë serioz e do të shkoj deri në fund.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Rama kërcënoi Metën, burg ose eleminim politik”
Zyrtare, Ben Blushi: Do kandidoj për kreun e PS, mund të jem kryetar më i mire se Rama »
Article Logic
Execution time: 0.029928207397461
array(1) { ["section"]=> string(85) "ndocaj-flet-per-mundesine-e-kandidimit-per-kreun-e-ps-askush-te-mos-e-kete-fobi-31198" }