Ndocaj harron të kaluarën: I gatshëm të bashkëpunoj me Ramën, Prengës i dëshiroj pafajësi

Publikuar tek: politike, më 13:01 06-09-2015 Ndocaj harron të kaluarën: I gatshëm të bashkëpunoj me Ramën, Prengës i dëshiroj pafajësi

Eduart Ndocaj mund të jetë deputeti i ri i Kuvendit të Shqipërisë në rast se deputeti i PS-së Armando Prenga, dënohet me vendim të formës së prerë nga Gjykata, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Laç ditën e djeshme.

Ndocaj është pasuesi në listën e kandidatëve të PS-së për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013. Kreu i Frontit Demokristian Shqiptar ka akuzar pas zgjedhjeve kryeministrin Edi Rama për pabesi ndaj tij, pavarësisht parave që ai vetë kishte shpenzuar për fushatën e Partisë Socialistë.

I pyetur nga Newsbomb në lidhje me mandatin që ai mund të fitojë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Ndocaj tha se është garant për të respektuar Kushtetutën, ndërsa ka theksuar se dëshiron pafajësinë e deputetit Prenga.

“Unë dëshiroj pafajësinë e Prengës dhe respektoj votuesit që më dhanë votën më 23 qershor, si dhe jam garant për të respektuar Kushtetutën përsa i përket të ardhmes së mandatit”, tha Ndocaj.

Sa i përket bashkëpunimit me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, Ndocaj është shprehur i gatshëm në të mirë të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.

 “Patjetër që do të bashkëpunoj në të mirën e qytetarëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian”, ka thënë ai.

Ndocaj tha se nuk ka patur asnjë kontakt me eksponetë të PS-së apo mazhorancës dy ditët e fundit, pasi aktualisht ndodhet në Itali me familjen e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri i përgjigjet akuzave të Zaganit duke sulmuar mediat, akuzon dhe PD-në
Zagani komenton te statusi i Tahirit, reagon gazetari Çollaku: Jam dëshmitar i censurës dhe presionit »
Article Logic
Execution time: 0.018359184265137
array(1) { ["section"]=> string(93) "ndocaj-harron-te-kaluaren-i-gatshem-te-bashkepunoj-me-ramen-prenges-i-deshiroj-pafajesi-20095" }