Ndocaj i del në krah rivalit në garën për kreun e PS: E sulmuan pa mëshirë sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar

Publikuar tek: politike, më 19:58 07-03-2016 Ndocaj i del në krah rivalit në garën për kreun e PS: E sulmuan pa mëshirë sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar

Deputeti “kaubojs”, Eduart Ndocaj, ka zbuluar disa detaje nga ajo çka ndodhi sot brenda mbledhjes së Grupit Parlamentar të Paritsë Socialiste ku duhej të diskutohej përt incidentin që i ndodhi deputetit Ben Blushi në Elbasan.

Sipas Ndocajt, të gjithë të pranishmit në mbledhjen e Grupit të PS e kanë sulmuar pa mëshirë rivalin e tij në garën për kreun e Partisë.

Ndocaj shprehet me tone të ashpra se gjendja në Partinë Socialiste “është e trishtueshme, dhunshme e pamëshirshme dhe egër”. Në reagimin e tij të gjatë Eduart Ndocaj thotë se ka nevojë për reflektim pasi “asnjeri prej anetarëve të Grupit nuk mori guximin të shtrojë për analizë shpërthimin e Blushit”.

Reagimi i Ndocajt:

Blushi i sulmuar pa mëshire!!! A ka vend për reflektim?!

Jam shumë i shqetësuar për gjendjen në PS. Ajo është e trishtueshme, dhunshme e pamëshirshme dhe egër.

Vazhdon sulmi i pamëshirshëm kundër Blushit. Të gjithë kundër tij, sikur ai na qenka fatekqesia e socialistëve, sikur të gjithë të këqijat na paskan ardhur nga Blushi.

Madje, edhe dështimet në Qeveri dhe problemet në Parti i paskemi nga Blushi!!!

Sa e turpshme! Edhe sot, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS të gjithë të pranishmit sulmuan pa mëshire Blushin!

Përse e sulmuan??? Sepse, ato që thotë Blushi janë të verteta e të pakontestueshme!

Asnjëri prej anëtarëve të Grupit nuk mori guximin të shtrojë për analizë shpërthimin e Blushit!

Ndërhyrjet e sotme në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ishin të gjitha militanteske kundrejt kryetarit, servilizëm kundrejt kryetarit dhe ushtarë të betuar të kryetarit.

Blushi ka një kontribut shumë të rëndësishëm tek PS.

Ai se bën këtë për eogizëm personal, por edhe nëse e bën është krejt legjitime dëshira e tij për të bërë karrierë.

Blushi po kërkon të bëj karrierë përmes konkurimit, debatit, platformës dhe eksperiencës së tij si një senator i vjetër i PS.

Ndjehem i trishtuar se si Blushi sulmohet nga anëtarët e Grupit Parlamentar, pse ai ka guxim të thotë të vertetat e medha në sy.

Sa keq!!! Shokët e tij, kolegët e tij, miqtë e tii për servilzëm dhe interesa qorre po e tradhëtojnë atë në momentin më kritik të PS.

Askush nuk del e te marr guximin te thote se: Blushi duhet te degjuar! Kaq e veshtire eshte te degjojme nje figure si Blushi!

Blushi ndjehet i dhunuar politikisht, moralishte dhe mbi te gjitha edhe fizikishte.

Ai dhunohet ne salle dhe ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te PS. Askush nga anetaret e saj nuk del ne mbrojtje te tij qofte edhe ne planin njerezore.

Ky sulme e forcon edhe me shume Blushin, sepse i vetem po reagon e lufton kunder te gjitheve.

Madje, po sponsorizojne mediatikisht per ta perjashtuar Blushin.

A thua problemi i te gjitheve na qenka pse e kemi akoma Blushin ne mesin tone?!

Pra, jemi te gatshem te kemi nje vlere me pak! A thua sikur kemi vlera me shumice?! A thua sikur PS ne keto momente ka privilegjin te zgjedhe e te perzgjedhe! Ja e perjashtuam Blushin! Cfare ndodhe? A marrin fund kritikat? Jo!!! PS po kalon nje momente te veshtire dhe problemi nuk eshte Blushi!

Problemi jemi te gjithe ne qe po e tolerojme degjerimin e situates ne nje skene prej Korese se Veriut.

A thua Partia ka vendosur ta fus Blushin ne nje kafaz me qene te uritur?

Apo mos valle Partia ka vendosur t'i bej nje proces te madhe per ta ndeshkuar se e ka mendjen dhe penen shume te avancuar!

Ne keto momemte te veshtira qe po kalon PS u bej thirrje te gjithe figurave te rendesishme qe ka pasur PS qe nga viti '90 e deri me sot te perfshihen ne kete proces qofte edhe permes mendimeve dhe opinioneve.

Ne kete momente te shterur me opinione, kemi shume nevoje per ta! Shpresoj e ftoj te gjithe koleget e Grupit Parlamentar te reflektojme e t'i marrim me shtruar dhe me qetesi proceset dhe problematikat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma në drejtësi, Xhafaj: Drafti final më 12 mars
Berisha bën sërish “avokatin” e Blushit: Deputeti dhe shkrimtari i njohur po sulmohet nga terroristët e Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.022073984146118
array(1) { ["section"]=> string(117) "ndocaj-i-del-ne-krah-rivalit-ne-garen-per-kreun-e-ps-e-sulmuan-pa-meshire-sot-ne-mbledhjen-e-grupit-parlamentar-34497" }