Ndocaj i përgjigjet Blushit: Ke menduar shumë natën për Ramën

Publikuar tek: politike, më 15:25 01-02-2016 Ndocaj i përgjigjet Blushit: Ke menduar shumë natën për Ramën

Deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar pas deklaratës së deputetit Ben Blushi i cili tha se Rama është njësoj si Ndocaj dhe as njëri dhe as tjetri nuk kanë folur në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS.

Për Ndocajn Blushi ka menduar shumë natën për Ramën dhe kësisioj “ka fjetur shumë në mëngjes” duke mos dëgjuar çfarë tha deputeti sot në "Wake Up" në Top Channel.

 

“Blushin e kam konsideruar nje vlere te rendesishme intelektuale dhe nje anetare i PS. Sot, Partia Socialiste nuk ka nevoje vetem per shkrime e hartime, por ka nevoje per iniciativa konkrete. Z. Blushi tha se nuk kam folur dhe se jam njelloj si Rama. Ndoshta Blushi ka te drejte se duke menduar shume naten per Ramen, ka nevoje per fleje ne mengjes dhe une isha shume heret qe te me ndiqte tek TopChannel. Une, nuk kam asgje te perbashket me Ramen, pervec faktit se kemi pasion pikturen.

Blushi ka shume te perbashketa me Ramen, sepse ka shume vite qe bashkejeton me Ramen ne PS eshe atehere kur u perjashtua Arben Malaj e disa te tjere”, shkruan Ndocaj.

“Mua ma kane kerkuar socialistet te kandidoj per Kryetar te PS. Ndersa Blushi ka mundesi e ka merak personal. Une prisja qe Blushi te me thoshte se kam ngjashmeri me te si opozitar, por kandidimi im sic duket ja ka shtuar edhe me shume pagjumesine.

Beteja ime, Blushit, Rames, Balles dhe Rucit eshte te respektohet Statuti i PS. Te fitoje me i miri!” përmbyll deputeti reagimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ben Blushi: Edi Rama me mandat të grabitur. Ka frikë nga zgjedhjet dhe nuk ka burrninë ta thotë
Ky do jetë sheshi i ri në qendër të Kamzës (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.037671089172363
array(1) { ["section"]=> string(66) "ndocaj-i-pergjigjet-blushit-ke-menduar-shume-naten-per-ramen-31477" }