Ndocaj ironizon me Ramën: Meqë kam qef pikturën, edhe unë mund të bëhem kryeministër

Publikuar tek: politike, më 17:01 06-01-2016

Eduart Ndocaj ishte i ftuari i mbrëmjes në emision  ‘3JAT’ në IN TV, gjatë ditës së martë. Deputeti socialist I qarkut të Lezhës, i cili mori mandatin e deputeti vetëm pak muaj më parë, rrëfeu jetën e tij dhe angazhimin personal për bamirësi. I njohur si “kaubojsi”, Ndocaj thotë se deri më tani ka dhënë për bamirësi thuajse 50% të pasurisë së tij.

Ndocaj komenton dhe të ardhmen e tij politike, e me jo pak humor thotë se një ditë mund të bëhet kryeministër.

“Duke qënë se kam qef pikturën edhe mund t’ia arrij”.

Por kush është idhulli i Eduart Ndocaj në politik?

“Në Shqipëri fare, po unë tashmë e kam një idhull, Berluskonin. Absolutisht do të vazhdoj politikën, tashmë më pëlqen, edhe shqipëria ka nevojë për dicka ndryshe. Unë kam shpresën që emigrantët do e ndryshojnë shqipërinë.

Ndocaj thotë se reformat që po ndërmerr Kryeministri Edi Rama mund të kenë ndikimin e tyre dhe në të ardhmen e tij politike.

“Më pëlqen sepse e ka marrë seriozisht ta qeverisë vendin, dhe shumë reforma që ka marrë janë padiskutim të dhimshme që do kenë sukses por që do të kenë dhe kosto për të politikisht”

Zoti Ndocaj e shikon të domosdoshme reformën në drejtësi ndërsa lëshon këtë koment.

“Duhet të ndërrojmë strategji sepse populli është në udhëkryq nga ana ekonomike, po nuk ndërruam strategji që politika të merret me hallet e popullit  jo me problemet e njërit tjetrit. Tani ka ardhur thika në palcë, ndërsa shpresa më e madhe janë ndërkombëtarët, rreziku jonë më i madh është se një ambassador si Lu mund të vinte 10 vjet më parë, i cili hoqi dorezat e diplomacisë dhe po flet si atdhëdashës. Për medimin tim është një njeri i jashtëzakonshëm dhe unë e mbështes plotësisht mendimin e tij”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dorëzohet Erion Braçe: Plasa duke ulëritur, këta nuk i ndal kush (VIDEO)
PD: Tirana nën ujë, Veliaj me pushime në Sri Lanka »
Article Logic
Execution time: 0.029014825820923
array(1) { ["section"]=> string(88) "ndocaj-ironizon-me-ramen-meqe-kam-qef-pikturen-edhe-une-mund-te-behem-kryeminister-29305" }