Ndocaj ironizon protestën e opozitës: Erdha të ha një pizza me furri druri por...

Publikuar tek: politike, më 16:29 09-12-2015 Ndocaj ironizon protestën e opozitës: Erdha të ha një pizza me furri druri por...

“Pas një ditë të lodhshme dhe urisë menduam të kalonim e të hanim këtu nje pizza me furri druri, por zjarri dhe pizzat kishin mbaruar”, kështu ironizon deputeti më i ri i Kuvendit Eduart Ndocaj protestën e opozitës, ditën e djeshme.

“Fluksi i madh i djeshëm dhe uria e madhe për pushtet bënë që pizzat të mbaronin që dje”, vazhdon ironinë e tij deputeti ndërsa argumenton:.

“Nuk është bunkieri simbol i regjimit.

Ky është një manipulim i mendjeve të shqiptareve per të fshehur të keqijat e e mëdha që pati ai sistem me luftën e klasave, me burgosjet, ekzekutimet dhe me prishjen e objekteve të kulteve fetare.

Këto jane simbolet e Regjimit.

Simbole të regjimit janë edhe tentativat për të marre pushtetin me dhunë e për ta mbajtur me dhunë e deri me gjakderdhje.

Fortikimet ose bunkieret i kanë gjithë bota, Zvicera është plot me bunkierë e ndoshta numrin më të madh të bunkiereve e ka SHBA që në vitet '60 për politikën kundër Luftes së Ftohtë çdo familje amerikane kishte dhe duhet të kishte një strehim të nëndheshëm”.

{gallery}Eduart{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokëdhima vazhdon takimet për Partinë Socialiste në Vlorë (FOTOT)
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg vizitë zyrtare në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.022708177566528
array(1) { ["section"]=> string(83) "ndocaj-ironizon-protesten-e-opozites-erdha-te-ha-nje-pizza-me-furri-druri-por-27352" }