Ndocaj jep një mesazh të rëndësishëm për protestën e opozitës

Publikuar tek: politike, më 09:54 17-12-2015 Ndocaj jep një mesazh të rëndësishëm për protestën e opozitës

Deputeti i Kuvendit Eduard Ndocaj jep një mesazh të rëndësishëm për protestën e sotme që pritet të fillojë përpara Parlamentit. Ndocaj u bën thirrje qytetarëve për protestë paqësore, ndërsa shton se “askush prej nesh nuk ka të drejtë të dhunoj institucionet, pronën publike si dhe private”.

Statusi i plotë i Ndocajt:

Të dashur qytetarë,
Vellëzër dhe motra,
Demokrat,
Të përsekutuar,
Socialiste të zhgenjyer

Sot, partitë politike të djathtës ju kanë bërë thirrje për protestë para Parlamentit.
Shumë mirë! Protestat paqësore i japin jetë demokracisë.
Por paqësore ama.
Askush prej nesh nuk ka të drejtë të dhunoj institucionet, pronën publike si dhe private.
Dhuna sot është e pa pranueshme edhe nëse porositet apo nxitet nga partitë politike.
Të dashur qytetarë, këtë protestë e shikoj krej pa kuptime.
Deri dje shumicën në Parlament e kishte PD. Ky institucion, më i rëndësishmi në vend për ligjivënie ishte kthyer në një teater të turpshëm, ku opozita e asaj kohe s' kishte as të drejten e fjalës dhe shoqërohej me shprehjen "kapeni" për zhelesh.
Nuk mendoj, se sot, kemi një Parkament dinjitoz e për këtë nuk është faji i deputetëve, por i partive politike që i zgjedhin.
Ky Parlament do të këtë mundësi tëndryshoj pas dy vjetësh, kur mbaron legjislatura.
E pas dy vjetëesh mos protestoni para Parlamentit, por para selive të partive që militoni, sepse ata per interesa të ngushta zgjedhin njerëz të gabuar që nuk ju përfaqesojnë.
Demokracia fillon nga vetja.
Tregoni se ju jeni më demokrate se partitë.
Mos përdorni dhunën e mos u bëni ushtarë të bindur të politikës”|.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i relaksuar, përkrah Spartak Brahos dhe futet në Kuvend. Mban veshur jelekun lejla
Veliaj mbush 36 vjeç. ‘’Gëzuar Lal’’, mikesha e tij i bën urimin e parë të çuditshëm »
Article Logic
Execution time: 0.025346994400024
array(1) { ["section"]=> string(67) "ndocaj-jep-nje-mesazh-te-rendesishem-per-protesten-e-opozites-27963" }