Ndocaj kundër propozimit në qeverisë në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, u kujton premtimet e 2013

Publikuar tek: politike, më 17:04 27-11-2015 Ndocaj kundër propozimit në qeverisë në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, u kujton premtimet e 2013

Deputeti Eduart Ndocaj ka marrë pjesë sot (27.11) në punimet e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese ku është diskutuar për projektligjin "Për Buxhetin e vitit 2016" dhe paketës fiskale nga Ministria e Financave, si dhe është prezantuar buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave.

Ndocaj e ka konsideruar të papranueshëm propozimin për të shkurtuar me 200 milionë dollarë sipas tij, buxhetin për sektorin e bujqësisë, ndërsa u ka kujtuar përfaqësuesve të qeverisë premtimet e bëra në fushatën e vitit 2013 kur premtonin rritjen e mbështetjes për këtë sektor.

Shqetësim tjetër i ngritur nga Ndocaj ka qenë edhe mungesa e investimeve në sektorin e turizmit në Shëngjin.

Deklarata e Eduart Ndocajt:

- Kush është arsye e këtij shkurtimi kaq të madh?

-Pse nuk është bërë në Qarkun e Lezhës asnjë cent investim në sektorin e bujqësisë? Në 2013 u premtuan 160 milion dollarë investime në bujqësi e sot kemi propozim për ta zvogëluar me 200 milion dollarë. Pra, jo vetëm spo mbajmë premtimin e bërë, por ju kemi hequr edhe 40 milion dollarë më shumë.

- Për shkak të mungesës së investimeve në sektorin e turizmit, sezoni i sapo mbyllur në Shëngjin ka qenë i dështuar me 50% më pak. Mungesë uji, energjie elektrike e shërbime të tjera të ofruara për mirëmbajtjen e plazheve apo të mjediseve publike.

-Gjithashtu ndërhyrjet dhe investimet që po bëhen në kanalet kulluese të Qarkut Lezhë janë të gabuara, sepse po pastrohen nga lart-poshtë. Pra, jo në derdhjet e tyre në det. Kjo nuk e përmirëson aspak situatën e përmbytjeve që mund të përballet përsëri Lezha këtë dimer.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plas në FRPD. Salianjin e quajnë ‘’Gagaç’’, Këlliçit i nxjerrin fotot e ‘’bashkëpunimit me PS’’ (VIDEO)
Henri Çili sulmon median për garën në FRPD: Jo “planin e UET”, por “mbeturinat puniste” »
Article Logic
Execution time: 0.019093036651611
array(1) { ["section"]=> string(109) "ndocaj-kunder-propozimit-ne-qeverise-ne-komisionin-per-veprimtarite-prodhuese-u-kujton-premtimet-e-2013-26422" }