Ndocaj pa ftesë, bën homazhe për dëshmorët me kurorën e LSI, kritikon pjesëmarrjen e komunistëve

Publikuar tek: politike, më 12:13 29-11-2015 Ndocaj pa ftesë, bën homazhe për dëshmorët me kurorën e LSI, kritikon pjesëmarrjen e komunistëve

Deputeti Eduart Ndocaj, pjesë grupit parlamentar të PS-së, ka marrë pjesë, ndonëse nuk ishte i ftuar, në homazhet që janë kryer në qytetin e Lezhës në nder të dëshmorëve të atdheut me rastin e ditës së çlirimit të Shqipërisë.

Vetë deputeti pranon se ai nuk ishte ftuar në ceremoni, e për këtë arsye i është dhënë gjatë homazheve kurora me lule e përgatitur për përfaqësuesit e LSI-së.

“Ndocajt ju dha kurora që ishte bërë gati për LSI, pasi institucionet e Lezhës si prefektura dhe Qarku nuk e kishin ftuar z. Ndocaj të merrte pjesë në nderimet e festimet e 29 Nëntorit”, shkruhet në faqen e deputetit.

Ndocaj ka kritikuar edhe pjesëmarrjen e partive komuniste në ceremoni, ndërsa është shprehur se PS-ja në Lezhë ka nevojë për rinovim dhe reformim.

“Sot u vendosën edhe këto dy kurora njëra në emrin e Partisë Komuniste dhe tjetra në emër të Partisë Punës. Strukturat e mazhorancës në Lezhë eshtë fatkeqësi qe nuk janë ndarë akoma nga a kaluara komuniste edhe pse këtë vit kemi 25 vjetorin e rrëzimit të regjimit. PS Lezhë ka nevojë për rinovim e reformim e vizione perëndimore”, shkruan Ndocaj.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe ish-deputeti i PS-së Arben Ndoka.

Lexo edhe: Dita e Çlirimit/ Nishani dhe Rama homazhe në “Varrezat e Dëshmoreve”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Medaljet e ‘29 Nëntorit’, dekorata për funksionarët e PPSH. Ministria e Mbrojtjes i nderoi 1 vit më parë
LSI, Vasili: Politika në Kosovë të rivendosë dialogun politik, i vetmi mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve »
Article Logic
Execution time: 0.018343925476074
array(1) { ["section"]=> string(100) "ndocaj-pa-ftese-ben-homazhe-per-deshmoret-me-kuroren-e-lsi-kritikon-pjesemarrjen-e-komunisteve-26526" }