Ndocaj pas kërcënimeve: Po gabuan shenjë, s’ka më ligje

Publikuar tek: politike, më 19:35 07-02-2016 Ndocaj pas kërcënimeve: Po gabuan shenjë, s’ka më ligje

Deputeti Eduart Ndocaj e ka ashpërsuar gjuhën pas kërcënimeve që i pretendon se i ka bërë vëllai i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka.

Ndocaj ka qenë mjaft aktiv këto ditë në “Facebook”, duke publikuar deklarata dhe shpërndarë lajme, ndërsa ka replikuar edhe me komentuesit.

“S’jam trembur dhe këtë e dinë edhe ata, kam 600 vjet në Lezhë e s’jemi korit (turpëruar) kurrë. Ata kur të duan, të gjuajnë drejtë, se po gabuan shenjë s’ka më ligje. Po ligji mbi të gjithë edhe këta do i nënshtrohen ligjit”, shkruan deputeti.

Ndocaj ka bërë kallëzim në polici për ngjarjen, ndërsa ka vënë në dijeni zyrtarët e lartë dhe diplomatët e huaj të akredituar në Shqipëri. Sipas tij, shkak për kërcënimet janë bërë denoncimet e tij në rrjetet sociale dhe media. Edhe Partia Demokratike ka reaguar për këtë ngjarje.

ndocaj.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: PS e kthyer në kazermë, partitë që nuk zhvillojnë zgjedhje nuk mund të qeverisin
Bregu: PD duhet të vendosë prioritete, jo koalicion me LSI »
Article Logic
Execution time: 0.09958815574646
array(1) { ["section"]=> string(59) "ndocaj-pas-kercenimeve-po-gabuan-shenje-s-ka-me-ligje-31988" }