Ndocaj për Majkon: Dil më shpesh nga veriu nëse do të bëhesh President

Publikuar tek: politike, më 13:42 09-02-2016 Ndocaj për Majkon: Dil më shpesh nga veriu nëse do të bëhesh President

Pandeli Majko nuk e ka mbështetur kandidaturën e deputetit Eduart Ndocaj për kreun e Paritsë Socialiste, duke argumendtuar se ka vetëm tre muaj te kjo parti, por Ndocaj shprehet se megjithëse ka tre muaj në parti, ka të paktën tre vite që kontribuon.

Por sipas Ndocajt, Majko ka dëshirë të madhe për tu bërë President dhe për ta realizuar këtë, nuk mjafton vetëm pëlqimi i Edi Ramës dhe partisë së tij. “Duhet edhe pëlqimi i veriorëve”, shprehet Ndocaj duke e ftuar të vizitojë zonat veriore të Shqipërisë duke thënë se herën e fundit që e ka bërë një gjë të tillë ka qenë viti 1998.

Lidhur me kërcënimet që Ndocaj ka marrë ditët e fundit, ai ka këruar nga Majko që përpara se të shprehë opinionin për kandidaturën e tij, “duhet të thoshte dy fjalë për kërcënimet, pasi “ne jemi para së gjithash njerëz e pastaj edhe politikanë”.

Statusi i Ndocajt:

Ndocaj: Majko per tu bere Presidente duhet te dale me shpesh ne Veri. Hera e fundit qe e kane pare verioret ka qene viti...

Posted by Eduart Ndocaj Faqja Zyrtare on Tuesday, February 9, 2016

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ligji për medaljet/ Doda- Spartak Brahos: Segmente të vjetra të komunizmit shkelin procedurat parlamentare
Gent Gazheli dhe Saimir Bala dy ambasadorët e rinj shqiptarë, Nishani i dekreton »
Article Logic
Execution time: 0.019118070602417
array(1) { ["section"]=> string(75) "ndocaj-per-majkon-dil-me-shpesh-nga-veriu-nese-do-te-behesh-president-32131" }