Ndoci rrëfen xhelozitë mes artistëve në diktaturë: Theodhori çoi letër kundër meje në Komitet Qëndror

Publikuar tek: kulture-art, më 08:56 25-01-2016 Ndoci rrëfen xhelozitë mes artistëve në diktaturë: Theodhori çoi letër kundër meje në Komitet Qëndror Ndoci, Theodhori, Merdani

Frederik Ndoci rrëfen xhelozitë mes artistëve në diktaturë. Ai tregon edhe një moment që ka mbetur i ngulitur fort në kujtesë, kur këngëtarja Lindita Theodhori çoi një letër kundër tij në Komitetin Qëndror.

‘’Artistët kanë marrë në qafë njëri-tjetrin, se ish-udhëheqja e lartë as e kishte idenë se çfarë ndodhte aty brenda, ose kishin informacion përciptas. Ata futeshin në sallë duke ndjekur në provat e artistëve dhe e kishin mendjen se sa do të lëviznin në skenë, shihnin artistin që ishin në rregull dhe kaq. As e kishin mendjen te detajet, apo se çfarë ndodhte në prapaskenë me këngëtarët, si hiqeshin dhe si zëvendësoheshin me të tjerë.

Ja t’u tregoj një detaj konkret. Pasi ra muri i Berlinit, unë, Juli dhe Rita do të bënim një recital në Korçë dhe do të këndonim edhe nja pesë këngë të huaja. Lindita Theodhori dërgoi letër në Komitetin Qëndror të PPSH-së, se pse të lejoheshim ne të këndonim këngë të huaja, me pretekstin se ajo nuk ishte lejuar para disa viteve të këndonte.

Sepse ajo e kishte bërë recitalin 3 vjet para nesh, ndërkohë ne e bëmë kur ra Muri i Berlinit.

Në atë kohë situata po ndryshonte me ditë. Tre vjet përpara, kur kishte dashur ajo të bënte recitalin me këngë të huaja, ishte ende komunizmi shumë i fortë. Të njëjtën gjë bëri edhe Sherif Merdani, u ankua se: ‘’Mua për një këngë të huaj që ishte ‘’Let it be’’ dhe më dënuan me 17 vjet burg. Që në fakt, ai nuk është dënuar për këngën por për tjetër gjë në Librazhd dhe këtë e dinë të gjithë, pavarësisht se ai ka gojë dhe flet akoma.

Me Linditën s’kam patur asnjë përplasje. Por Lindita kishte mundësinë që të shkonte ku të donte të ankohej, madje shumë lart.

Pse-në gjeje ti, nuk dua t’I hyj kësaj historie. Por e vërteta është se Lindita Theodhori kishte tagër të shkonte gjithandej dhe i ecte fjala. Për recitalin tim bëri një rrëmujë shumë të madhe.’’, rrëfen në intervistë për gazetën ‘’Panorama’’, Ndoci.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fotot e papublikuara më parë të Ibrahim Rugovës dhe Rexhep Qosjes
Betonizohet lagjia antike e Durrësit, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë sulm firmëtarëve: Cinizëm i pafre, e pabesueshme... »
Article Logic
Execution time: 0.017957925796509
array(1) { ["section"]=> string(106) "ndoci-rrefen-xhelozite-mes-artisteve-ne-diktature-theodhori-coi-leter-kunder-meje-ne-komitet-qendror-30851" }