Ndodh edhe kështu, qytetari nga Vlora i dërgon vaj ulliri mikut korçar por çfarë i bën shoferi rrugës është e trishtë...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:18 29-11-2017 Ndodh edhe kështu, qytetari nga Vlora i dërgon vaj ulliri mikut korçar por çfarë i bën shoferi rrugës është e trishtë...

Ndodh edhe kështu në Shqipëri. Një mik nga Vlora i ka dërguar mikut të tij korçar një bidon vaj ulliri dhuratë.

Të gjithë i dimë vlerat ushqyese të vajit të ullirit dhe sa e vështirë është ta gjesh atë në gjendje të “virgjër” ndaj shpesh miqtë bëhen garanci për këtë.

Megjithatë, shoferi i furgonit i cili në këtë rast ka bërë “transportuesin” i ka futur duart duke e përgjysmuar bidonin e mesa duket, ka hedhur në vend të tij vaj kikiriku.

n.jpg n1.jpg

Ngjarja i ka ndodhur personazhit të rrjeteve sociale, Ilir Vrenozit i cili e tregon  kështu gjithë historinë:

“Nje miku im nga Vlora me dergon nje dhurate nga ana e tij :- disa kile vaj ulliri ....

Ja jep nje Korçari dhe i thote : tja çosh pak Ilir Vrenozit kete porosine...

Miki im nga Vlora i i beri foto bidonit te vaj ullirit e ma dergoi foton ... me tape te mbyllur dhe mbushur deri ne maje...(fotoja e pare) ..

ky korçari qe e morri porosinè pa pike turpi se nuk e dinte qe vlonjati i beri foto bidonit

shikoni (foton e dyte) çi ka bere bidonit ...ja ne cfare gjendje e mora te hapur e nje pellembe bosh ???

A PREKET POROSIA !

Si jane bere keta njerez e te mendosh qe ky korçari fle mbi miliona se ka dhe servis makinash... dhe u pasurua me 1 kile vaj qe me vodhi mua ....!!!!!! ???

Eshte njeriu i babezitur nuk eshte puna se eshte korçar... keta jane tipa .... une vdisja e nuk e beja veprimin e tij ....

Kur pashe foton e vlonjatit qe si ma kish derguar bidonin... me tape te mbyllur e mbushur deri ne maje , shtanga po meraku tjeter eshte meqenese ishte e hapur bidoni cfare mund ti kete hedhur tjeter.... a ku di une...”

Miku nga Vlora u merzit shume kur i dergova foton ...porosia eshte dhenie bese.... cfare te thuash ..... ka njerez qe jane shume te vegjel... edhe nga ngjyra duket tjeter mos ma ka mbushur me vaj kikiriku...

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama e ironizoi keq në Kuvend, ja me çfarë po merret tani Rajmonda Bulku
Monologu i Skënderbeut në passhpinë... »
Article Logic
Execution time: 0.023199796676636
array(1) { ["section"]=> string(123) "ndodh-edhe-keshtu-qytetari-nga-vlora-i-dergon-vaj-ulliri-mikut-korcar-por-cfare-i-ben-shoferi-rruges-eshte-e-trishte-101228" }