Ndodh në mes të Tiranës, policia ndalon ambulancën për t'i hapur rrugë eskortës së zyrtarëve (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:57 22-02-2018 Ndodh në mes të Tiranës, policia ndalon ambulancën për t'i hapur rrugë eskortës së zyrtarëve (VIDEO)

Ndodh që në mes të Tiranës, ambulanca që rend rrugëve gjithmonë me urgjencë për të marrë ose për të transportuar të sëmurët që kanë nevojë ndihmë mjekësore, të ndalohet nga policia rrugore me qëllim që t’i hapë rrugë me përparësi eskortës së zyrtarëve.

Siç duket edhe në këtë video të publikuar nga regjisori Indrit Çobani, në kryqëzimin pranë Piramidës në kryeqytet, ambualnca është lënë në pritje bashkë me automjetet e tjera që të kalojë fillimisht një eskortë zyrtare.

“Per ke bien keto sirena?!?!?!?! Prit i semure prit.... Per minuta te tera sot policia e shtetit bllokoi ne trafik nje urgjence mjekesore duke i dhene perparesi burokrateve me kollare....”, shkruan me nota ironie Indrit Çobani krahas videos, e cila ka nisur të bëjë xhiron e rrjetit, për vetë fenomenin e pazakontë që e karakterizon.

 

Më shumë në këtë kategori: « Përgjaket autostrada Tiranë-Durrës në mesnatë, humbin jetën taksisti dhe vajza 23-vjeçare (FOTO)
Parashikimi i motit, ja si pritet të jetë sot »
Article Logic
Execution time: 0.0040860176086426
array(1) { ["section"]=> string(104) "ndodh-ne-mes-te-tiranes-policia-ndalon-ambulancen-per-t-i-hapur-rruge-eskortes-se-zyrtareve-video-111062" }