Ndodh në rrugët e Tiranës, kjo foto është për të qeshur e për të qarë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:05 20-11-2017 Ndodh në rrugët e Tiranës, kjo foto është për të qeshur e për të qarë

Kjo foto është shkrepur diku në një nga rrugët e kryeqytetit.

Siç duket, një person po qarkullon me biçikletë dhe pas tij mban me vete edhe një fëmijë.

Deri këtu është çdo gjë në rregull, por ajo që bie në sy është mënyra që ka zgjedhur personi i rritur (ndoshta i ati i fëmijës) për të “siguruar” pas vetes fëmijën në një rrugë ku qarkullojnë makina.

Në vend të ulëses së biçikletave, e pajisur edhe me rrip sigurimi fëmija është vendosur në një stol të improvizuar. Mirëpo, ky marifet duket sa praktik, aq edhe i rrezikshëm për jetën e fëmijës.

Nuk dihet ku është shkrepur kjo foto, por është postuar sot në rrjetet sociale nga “Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore nga Atlantik Sh.a.”, e cila shkruan: Për disa mund të jetë për të qeshur ndërsa unë them se është për të qarë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Vdes Aleksandër Lalo dhe rrojnë manekinët dhe kukullat bosh”, gazetari rrëfen për çfarë e pyeti kompozitori herën e fundit
4 vjet pas vdekjes së Sokol Olldashit, miku i ngushtë në politikë bën një “zbulim”: Ia dorëzova kokëulur Kozetës »
Article Logic
Execution time: 0.004417896270752
array(1) { ["section"]=> string(75) "ndodh-ne-rruget-e-tiranes-kjo-foto-eshte-per-te-qeshur-e-per-te-qare-100198" }