Ndodh në Tiranë: Flamuri gjigant i LGBT ngrihet në 'ballë' të sheshit, krah atij kuqezi

Publikuar tek: aktualitet, më 18:17 17-05-2018 Ndodh në Tiranë: Flamuri gjigant i LGBT ngrihet në 'ballë' të sheshit, krah atij kuqezi

Një flamur gjigant i komunitetit LGBT është ngritur në mes të sheshit “Skënderbej” në Tiranë.

Sot është 17 maji, dita botërore kundër homofobisë, dhe organizatorët kanë menduar t’i tregojnë botës anën e emancipuar në kryeqytetit duke e vendosur flamurin e ylberit në vendin më të dukshëm të mundshëm, në ballë të sheshit.

Në krah valëvitet flamuri kombëtar shqiptar, ndërsa vetëm pak metra në drejtimin tjetër është xhamia e Et'hem Beut. Trekëndëshin e mbyll monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Nuk është çudi që kauza e LGBT të përdoret nga politika gjatë këtij muaji, ndërsa qershori dhe vendimi për negociatat po afrojnë, kur dihet që Bashkimi Europian kërkon respektimin e të drejtave të këtij komuniteti. Përjashtim s’bën as “dorëzimi” në këtë rast i sheshit qendror të Tiranës që LGBT të valëvisë flamurin gjigant shumëngjyrësh.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është VLONJATI Albert Veliu, dënuar në Itali për heroinë, dhe në Shqipëri për trafik makinash (DEKLARATAT E DYSHIMTA)
Mediat: Udhëtonte me shpejtësi të lartë, deputeti socialist aksidenton një kalimtar »
Article Logic
Execution time: 0.017927169799805
array(1) { ["section"]=> string(90) "ndodh-ne-tirane-flamuri-gjigant-i-lgbt-ngrihet-ne-balle-te-sheshit-krah-atij-kuqezi-121135" }