Ndodh për herë të parë, 4 kupa bote mbërrijnë në Shqipëri

Publikuar tek: sport, më 18:10 06-10-2017 Ndodh për herë të parë, 4 kupa bote mbërrijnë në Shqipëri

Ëndrra e tifozëve shqiptarë për të parë nga afër trofeun e Kupës së Botës, më në fund do të bëhet realitet.

Katër Kupat e Botës të fituara nga Italia do të vijnë në Shkodër për t’u parë nga futbolldashësit, në një ekspozitë. Kupat do të ekzpozohen në qytetin e Shkodrës, në Teatrin “Migjeni” nga ora 12.00 deri në oren 19.00 të ditës së hënë, 9 tetor 2017.

Kjo nismë vjen si fryt i bashkëpunimit të Federatë Shqiptare të Futbollit me Federatën Italiane dhe Bashkinë e Shkodrës dhe është pjesë e nismës “4 herë Kampionë”.

Ekspozita do të jetë e hapur dhe pa pagesë për të gjithë tifozët e të dy skuadrave kombetare të futbollit, në linjë me filozofinë e FIGC se kupat i përkasin të gjithëve. Gjithesesi, të pranishmit mund të ofrojnë vullnetarisht një kontribut që do t’i kalojë një shoqate me aktivitet në rrethin e Shkodrës e që prej vitesh është e angazhuar në ndihmë të personave në nevojë.

Kjo nismë, e parashikuar me rastin e ndeshjes Shqipëri-Itali, e vlefshme për kualifikimet europiane në fazën finale të Kupës së Botës FIFA 2018, synon të vërë theksin e të vlerësojë ndeshjen e parë zyrtare në historinë e Kombëtares Italiane të futbollit në Shqipëri, në këndvështrimin e afirmimit të vlerave pozitive të sportit si dhe të promovoje më tej miqësinë dhe marrëdhëniet në fushën e sportit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gafa e medias spanjolle që bëri xhiron e rrjetit: Kombëtaren shqiptare e quan Maqedoni
Del formacioni zyrtar, Spanja e gjitha në sulm kundër Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.051171064376831
array(1) { ["section"]=> string(62) "ndodh-per-here-te-pare-4-kupa-bote-mberrijne-ne-shqiperi-94983" }