NDODH PËR HERË TË PARË, aktori del lakuriq para spektatorëve te Teatri Kombëtar (FOTOT dhe historia e pazakontë e djaloshit 17-vjeçar)

Publikuar tek: kulture-art, më 14:21 16-03-2017 NDODH PËR HERË TË PARË, aktori del lakuriq para spektatorëve te Teatri Kombëtar (FOTOT dhe historia e pazakontë e djaloshit 17-vjeçar)

E pazakontë për spektatorët shqiptarë të shohin një aktor tërësisht lakuriq teksa qëndron para tyre për minuta të tëra. Kjo do të ndodhë nesër në premirën e shfaqjes “Equus” te Teatri Kombëtar.

E cilësuar si një ndër kryeveprat e autorit anglez Peter Shaffer që sillet në skenë nga regjisori i mirënjohur boshnjak Dino Mustafiç. Ajo që ka rënë në sy gjatë provave është pikërisht ky i ri që rri lakuriq për më shumë se gjysmë ore para spektatorëve. Bëhet fjalë për aktorin Igli Zarka që do të interpretojë Alan Strang, një djalosh adoleshent i cili pasionin e tij për kuajt e tregon me verbimin e tyre.


ÇFARË ËSHTË “EQUUS”:

‘’Equus’’ është udhetimi i mëndjes së një djaloshi, i cili me një çengel, verbon gjashtë kuaj. Historia flet për marrëdhënien e një psikiatri me pacientin e tij adoleshent që pasionin e tij për kuajt e tregon me verbimin e tyre.

Fokusi i veprës bie mbi një shtatëmbëdhjetë vjeçar, Alan Strang dhe Martin Dysard, psikiatër i moshës së mesme i cili pranon ta kurojë atë.

Gradualisht,ai zbulon arsyet,të cilat shtynë djalin të kryejë krimin.
Doktori ,sa më shumë i afrohet pacientit dhe kupton motivet e tij ,aq më shumë, shqetësohet se si duhet të sillet me Alanin dhe ‘’botën e tij të brendëshme’’ të cilën, djali e ka krijuar në kokën e tij,d uke vënë në pikëpyetje motivin profesional madje, edhe vetë ekzistecën e tij.

Nëpërmjet raportit me fenë, Alani krijon Perëndinë e tij ‘’Equus’’ dhe ritualin personal.

Magjepsjen e tij për të mbinatyrshmen ai e ngatërron me tërheqjen seksuale. Konfunzioni i tij, i lë hapësirë pyetjeve mbi marrëdhënien në mes vlerës personale dhe normave shoqërore.

Shfaqja vjen në formën e një trilleri psikollogjik,(histori hetimi) ndërthurur me elemente të thellë humori.

‘’Equus’’ ngre dilemën – Çfarë është normale? A duhet ti edukojmë fëmijët për të qënë normal ????

Humori ,imazhet e forta,dhe mjetet dramatike përcjellin qartë tema të rëndësishme,si dhe theksojnë qëndrimin ndaj çështjeve për të cilat kjo shfaqje flet: mungesa qytetarisë ,morali i rremë,erotizmi,fashizmit të të gjitha ideologjive,pandjeshmëria e shoqerisë ndaj të ndryshmes.

Vetë Shaffer, ka shkruar skenarin e filmit me të njëjtin titull, bazuar mbi veprën dramatike.

teat1.jpg

ig.jpg

llllllll.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mirela Kumbaro siç nuk e keni parë, Bledi Çuçi s’i ndahet në Përmet (FOTOT)
“Paqja fillon me një buzëqeshje”, rekordmeni shqiptar prezanton portretin e Nënë Terezës me 1.5 milion kapëse (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.020126819610596
array(1) { ["section"]=> string(137) "ndodh-per-here-te-pare-aktori-del-lakuriq-para-spektatoreve-te-teatri-kombetar-fotot-dhe-historia-e-pazakonte-e-djaloshit-17-vjecar-72117" }