Ndoka: Jam më i pastër se 80% e Kuvendit, Strazimiri xhepist autobuzash

Publikuar tek: politike, më 20:42 10-09-2015 Ndoka: Jam më i pastër se 80% e Kuvendit, Strazimiri xhepist autobuzash

Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka ka deklaruar se dorëheqja e tij nga mandati i deputetit nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë presioni nga partia e tij apo drejtuesit e saj, por e ka bërë me ndërgjegje të plotë këtë veprim.

Gjatë një interviste për “Top Story” në Top Channel, Ndoka ka thënë se është më i pastër se 80% e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

“Unë jam i pastër më shumë se nga 80% e deputetëve të Kuvendit. Si rasti im ka shumë të ngjashëm në Itali. Nëse deputetët do të bënin të njejtin veprim si unë për shkak të së kaluarës së tyre, atëherë Kuvendi do të mbetej me 80 deputetë (nga 140 që ka). Kemi deputetë që i kanë duart me gjak. Sa i përket dorëheqjes sime, nuk ka pasur asnjë presion, e kam bërë me ndërgjegjen time të plotë”, është shprehur Ndoka.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në ambientet e Kuvendit mes tij dhe deputetit demokrat Gent Strazimiri, ai i ka kërkuar falje qytetarëve që kanë parë atë skenë, ndërsa për Strazimirin ka thënë se ai është xhepist autobuzash.

“Më vjen keq për skenën që ka parë publiku, por ai është një persion (Strazimiri) që gjysmën e karrierës së tij e ka nëpër autobuzët e Tiranës, si xhepistë autobuzësh”, tha Ndoka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen SMS-të midis Gjok Calit dhe ministrit Saimir Tahiri
Pas disa orë debatesh, Kuvendi miraton ndryshimet për buxhetin e vitit 2015 »
Article Logic
Execution time: 0.028965950012207
array(1) { ["section"]=> string(74) "ndoka-jam-me-i-paster-se-80-e-kuvendit-strazimiri-xhepist-autobuzash-20492" }