Ndonëse pjesëmarrje e ulët në votime Rama thotë: Faleminderit qytetarë , u votua reforma e madhe

Publikuar tek: politike, më 18:40 21-06-2015

Ndonëse po flitet për një pjesëmarrje të ulët në votime kryeministri Rama ka falenderuar qytetarët nëpërmjet një kartoline falenderimi. Për Ramën sot u votua reforma e madhe e  riorganizimit administrativ të shtetit shqiptar.

“I falenderoj me respekt të gjithë qytetarët e qytetaret që u bënë pjesë e votimit të sotëm, pavarësisht se për kë votuan, dhe u shpreh me përulësi mirënjohjen të gjithë atyre që me votën e tyre e investuan besimin tek kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Kjo video e shkurtër është kartolina e falenderimit tim për të gjithë zgjedhësit e këtij 21 qershori historik. Sot u votua reforma e madhe e riorganizimit administrativ të shtetit shqiptar që nga nesër do të jetë një shtet më modern. U vulos vendimi historik për të barazuar përfaqësimin e grave me burrat në kuvendet e reja vendore të Shqipërisë. U vendos status i barabartë qytetarie mes banorëve të qytetit dhe fshatit dhe u hap një epokë e re në marrëdhëniet mes familjeve që jetojnë në fshat dhe qeverisë vendore.

Ju të gjithë, të majtë e të djathtë, me apo pa parti, njerëz të zakonshëm qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi, i bëtë zgjedhjet e sotme më të mirat, më të lirat e të ndershmet që kemi zhvilluar deri më sot. Po padyshim, edhe më domethënëset në historinë e zgjedhjeve vendore në Shqipëri", shkruan kryeministri  Edi Rama

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « EXIT POLL IPR/ Në Tiranë kryeson Veliaj, në Shkodër Ademi, në Durrës garë e fortë Dako-Duma
EXIT POLL IPR/ Rezultatet e partive: Rritje e LSI në Tiranë dhe Durrës, ulje e vogël e PS »
Article Logic
Execution time: 0.033037900924683
array(1) { ["section"]=> string(99) "ndonese-pjesemarrje-e-ulet-ne-votime-rama-thote-faleminderit-qytetare-u-votua-reforma-e-madhe-14255" }