Ndotja e Durrësit me Naftë/ Koka përplaset me Haxhinaston: I kam thënë të kalojë VKM për taksën, s’e bën

Publikuar tek: politike, më 09:08 08-11-2015 Ndotja e Durrësit me Naftë/ Koka përplaset me Haxhinaston: I kam thënë të kalojë VKM për taksën, s’e bën Ministrat Lefter Koka dhe Edmond Haxhinasto dhe nje pamje nga ndotja e plazhit te Durresit

Një ditë pasi u evidentua nafta në bregdetin e Durrësit, afër hekurudhës, policia e Durrësit dhe një shtab emergjent është vënë në lëvizje të menjëhershme për të gjetur shkaktarët e ndotjes së ujit. 

Ministri Lefter Koka, i vendosur në alarm për këtë ndotje të rëndë mjedisore, tha sot paradite për newsbomb.al, se po sot, do të bëhet një inspektim i dytë.

“Më duhet të them se është e vështirë të pastrojmë detin. Nuk kemi as paisje as mjete. Kompanitë evropiane që e bëjnë një gjë të tillë janë tejet të kushtueshme. Tani ka filluar komuniteti në plazh të heqë atë shtresë të parë të mbetjeve për të mos u përthithur nga rëra. Ndërkohë është marrë edhe kampion dhe pritet dalja e analizave sot” tha ministri Lefter Koka për neësbomb.al.

Policia nga ana e saj ka filluar hetimin. Dyshohet se është rreth 1 tonë mbetje anijeje të hedhura në det. Dyshohet se është trageti i linjës së orës 12.00 të mesnatës së të premtes, I cili aktualisht nuk gjendet në kalatat e portit të Durrësit. Ata do kenë bërë larje depozitash dhe gjithçka e kanë hedhur në ujë, e cila erdhi në formë të përqëndruar në breg.

Të gjithë tragetet janë në sitën e policisë. Ata që ishin në kalatë janë kontrolluar, e kapiteneria është duke marrë informacione për tragetet e tjerë, që nuk do të shpëtojnë pa u “lagur” në këtë situatë.

Por, si mund të lahen depozitat e një trageti në det dhe nuk ka penalitete për ta? Ministri Lefter Koka thotë se ky është një handikap i legjislacionit shqiptar ç’ka në fakt duhet të ishte kapërcyer.

“Kam më shumë se një vit që i kam propozuar qeverisë për të kaluar një Vendim të Këshillit të Ministrave ku të gjitha anijet të paguajnë një taksë fikse për tonët dhe për pastrimin. E meqënëse të gjitha anijet e tragetet do të paguanin taksën do ta kishin më të thjeshtë që tu kërkonin autoriteteve në port ti merrnin mbetjet dhe të mos e bënin këtë punë në det të hapur. Të gjitha ministritë i kanë dhënë OK këtij vendimi të qeverisë, i cili ka mbetur vetëm te Ministria e Transporteve pa u kaluar. Ndoshta ky rast do të vërë në lëvizje edhe ministrinë e Transporteve për të dhënë OK dhe për të kaluar këtë vendim menjëherë në qeveri, në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet më” u shpreh Ministri Lefter Koka për newsbomb.al, duke hedhur “shigjetat e neglizhencës” tek ministri tjetër i qeverisë, Edmond Haxhinasto.

E nëse dy ministra të LSI nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për legjislacionin në këtë fushë, dëmi është bërë. Tani priten hetimet, për të penalizuar shkaktarët e vërtetë të kësaj ndotjeje të rëndë mjedisore. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gallatë në rradhët e PS në Shkodër, asambleja mblidhet natën pas një mesazhi anonim
“Qeveria e 3 Q-ve, vajza e re, bjonde, seksi...dhe 50 mijë euro leshi”, Spahiu i thotë “të gjitha” »
Article Logic
Execution time: 0.029333829879761
array(1) { ["section"]=> string(107) "ndotja-e-durresit-me-nafte-koka-perplaset-me-haxhinaston-i-kam-thene-te-kaloje-vkm-per-taksen-s-e-ben-24937" }