Ndrenika bën Veliajn të mendohet: Të kanë gënjyer, ja sa kushton Teatri i ri (REPLIKAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:09 14-06-2018 Ndrenika bën Veliajn të mendohet: Të kanë gënjyer, ja sa kushton Teatri i ri (REPLIKAT) Erion veliaj dhe Robert Ndrenika

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është duke zhvilluar një takim me të gjithë artistët lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

I pranishëm është edhe aktori Robert Ndrenika i cili u shpreh pro një teatri të ri por duke ruajtur edhe elementët e trashëgimisë kulturore.

Sakaq, aktori është ndalur edhe te çmimi i projektit duke i thënë kryetarit se e kanë gënjyer dhe se ai Teatër nuk mund të shkojë më shumë se 15 milion euro.

Ndrenika: Mirë më bëre që më përmende Pazarin e ri i dashur zoti kryetar, është edhe kjo Zamira këtu (Zamira Kita). Sic është ai pazari i ri që kam vajtur e kam parë që e ruan atë, e ndjen që je te ai i dikurshmi por që është i rregulluar, është dhe ai Pazari i Korcës që është bërë lezet, të ka lezet shpirti se e kam parë në televizor se kështu nuk kam qenë. Tani edhe ky kompleksi ynë, mund të riparohet e të dalë një gjë e shkëlqyer dhe jo me 30 mln euro, kam bindjen se të kanë gënjyer me ato 30 mln euro, maksimumi mund të vejë 10-15 mln euro ai teatër që duan të bëjnë, megjithatë ky kompleksi teatror,hiqeni këtë fjalën dopo lavoro, dreqi ta marrë. Mendoj dhe e kam pjekur këtë mendim gjatë kësaj kohe se kam qenë në kundërshtim dhe me këta djemtë që thonë trashëgimia kulturore se ajo mund të ruhet si varrezat e dëshmorëve por gjithë ai kompleksi i teatrit është një gjë që mund të ruhet.

Tirana e do një teatër të mirë të ri, dhe e meriton Tirana. Kështu që mendoj të bëhet ky lloj studimi i këtij kompleksi që është. Edhe një gjë kryetar, Aeroporti i Rinasit me hekura e xhamllëk është, mund të bëhet kështu edhe ky kompleks.

Veliaj: Një sqarim profesor, Teatri i Shkupit, 50 milion, në Norvegji, 150 milion, ne kemi versionin më ekonomik.

Ndrenika: Edhe kjo qendra Toptani, jam interesuar edhe pse rri në kafe, e di sa ka kushtuar, maksimumi teatri s’më del më shumë se 15 milion euro.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U qëllua me vezë, Veliaj takon artistët, ja çfarë thotë për Teatrin Kombëtar
Kërcënoi ish të dashurën e mitur, arrestohet 28 vjeçari (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.0047309398651123
array(1) { ["section"]=> string(90) "ndrenika-ben-veliajn-te-mendohet-te-kane-genjyer-ja-sa-kushton-teatri-i-ri-replikat-124344" }