Ndrenika i përgjigjet Bashës: Më hape sytë, ja marrëveshja që bëra me Veliajn

Publikuar tek: barometri, më 07:40 29-07-2018 Ndrenika i përgjigjet Bashës: Më hape sytë, ja marrëveshja që bëra me Veliajn

Robert Ndrenika, aktori i mirënjohur i cili firmosi për ndërtimin e Teatrit të Ri i kundërpërgjigjet me nota të forta ironie kreut të PD Lulzim Basha.

 

Ndrenika thotë se “Basha i hapi sytë” dhe i “rriti vigjilencën” ndërsa sqaron edhe njëherë se ka rënë dakord me Veliajn për ndërtimin e teatrit të ri me KUSHTIN që mos jepet asnjë centimetër për ndërtimin e kullave.

“Sic të kam bërë me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rënë dakord që Teatri të ndërtohet me PPP (ndonëse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka për detyrë ta ndërtoje SHTETI SHQIPTAR) E kam bërë këtë dakordësi me kushtin që të mos jepet asnjë centimetër katror për ndërtim KULLASH dhe për këtë kam marrë BESEN e SHQIPTARIT”, shkruan Ndrenika.

REAGIMI I PLOTË:

I dashur Zoti Lulzim Basha! Te falenderoj shume qe me hape syte dhe me rrite vigjilencen ne lidhje me bisedimet qe kam bere me Kryetarin e Bashkise per ndertimin e Teatrit te Ri Kombetar. Sic te kam bere me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rene dakord qe Teatri te ndertohet me PPP (ndonse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka per detyre ta ndertoje SHTETI SHQIPTAR) E kam bere kete dakordesi me kushtin qe te mos jepet asnnje centimeter katror per ndertim KULLASH dhe per kete kam marre BESEN e SHQIPTARIT.

Ne rast se shkelet kjo BESE(qe nuk eshte e mundur) shpreh gatishmerine per te marre pjese ne aksionin e vendosjes te minave per te rrezuar KULLAT.

Per ta vertetuar qe neser jam i gatshem te minojme kullen qe ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa. Sa per Piramiden ka me teper se 10 vjet qe shoku Fatos Nano (ish Kryeminister) na e ka rekomanduar per Teater por ajo nuk i ploteson kushtet. Personalisht (pak a shume) i kam kryer detyrat por me vjen keq per te rinjte qe bien viktima te sherreve politike dhe qe ka shume gjasa ta ngrysin jeten artistike (ndoshta per 70 vjet te tjera) tek i ashtuquajturi "teater Turbina".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027870178222656
array(1) { ["section"]=> string(82) "ndrenika-i-pergjigjet-bashes-me-hape-syte-ja-marreveshja-qe-bera-me-veliajn-129475" }