Ndrenika për Teatrin: Tokën duan ta zënë nja 3-4 biznesmenë. Projekti aktual s'vlen as për teatër të Lezhës

Publikuar tek: kulture-art, më 18:54 07-05-2018 Ndrenika për Teatrin: Tokën duan ta zënë nja 3-4 biznesmenë. Projekti aktual s'vlen as për teatër të Lezhës

Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka folur në takimin e radhës së artistëve me deputetët e zonës, mbi çeshtjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se disa biznesmenë kërkojnë të privatizojnë tokën.

Ndrenika u shpreh se nuk është kundër një godine të re për Teatrin, ndërsa projektin aktual e quajti të pavlefshëm as për në Lezhë. Aktori Ndrenika tha se më tepër rëndësi ka toka e Teatrit, që rrezikon të zaprohet, privatizohet e tjetërsohet.

Fjala e Ndrenikës:

Një arkitekt më tha, more Robert, ajo që pashë nuk vlen as për teatër të Lezhës. Por unë si minimalist e pranova, sepse unë kam qenë një për një teatër të ri që të rojë 500 vjet.

Mirëpo unë e kam thënë, këtu më e shenjta është toka. Është Jerusalemi i aktorëve. Ne që kemi nga 70-80 vjet këtu, nuk është gjynah të vijnë 3-4 biznesmenë e të thonë është tokë e jona? Ta marrin pa para e ta shesin nja 10 mijë euro metrin?... Unë ju them të mbrojmë tokën se është e shenjtë. Ju falenderoj për pjesëmarrjen

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Pse s'ke ardhur?' Emocionohet Nexhmije Pagarusha, fjalë malli për Aurela Gaçen
»
Article Logic
Execution time: 0.01430082321167
array(1) { ["section"]=> string(112) "ndrenika-per-teatrin-token-duan-ta-zene-nja-3-4-biznesmene-projekti-aktual-s-vlen-as-per-teater-te-lezhes-119846" }