Ndriçim Xhepa i rikthehet skenës, pas shumë vitesh mungesë

Publikuar tek: kulture-art, më 12:45 10-02-2015 Ndriçim Xhepa i rikthehet skenës, pas shumë vitesh mungesë

Pas shumë vitesh mungesë, aktori i mirnjohur Ndriçim Xhepa, rikthehet për të interpretuar  “Liri në Bremen”.

 Drama "Liri në Bermen" që do të shfaqet gjatë  gjithë kësaj jave në skenën e Teatrit Kombëtar në datat 11, 12,13,15 dhe 15 shkurt.

Vepra frymëzohet nga një ngjarje e vërtetë e Bremenit të vitit 1831. Ekzekutimi i fundit publik me prerje koke në këtë qytet të Gjermanisë, ishte ai i një gruaje që kish helmuar  me arsenik pesëmbëdhjetë persona të familjes e të rrethit të saj. Gjenia e autorit Rainer Ëerner Fassbinder nxjerr nga kjo ngjarje e kronikës së zezë një tragjedi agresivisht “ naïve” të jetës sociale. Personazhi kryesor i veprës, Geshja e tij, vjen si një luftëtare spontane e përpjekjes së gruas për emancipim. Dhunën e saj e pjell ëmbëlsia e saj dhe ajo ç`ka duket si diabolike vjen nga marrëdhënia e saj me zotin, nga respekti për atë çka ajo e ndjen si të shenjtë :  Ajo vret për të çliruar ; shtypësin ashtu edhe të shtypurën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Woman Magazine: Inva Mula, një Diva emigrante
Sot, një dekadë pa dramaturgun Arthur Miller »
Article Logic
Execution time: 0.015623092651367
array(1) { ["section"]=> string(62) "ndricim-xhepa-i-rikthehet-skenes-pas-shume-vitesh-mungese-2935" }