Ndryshim i orëve të fundit, Kristal ABAZAJ mbetet jashtë KOMBËTARES

Publikuar tek: sport, më 23:23 05-10-2018 Ndryshim i orëve të fundit, Kristal ABAZAJ mbetet jashtë KOMBËTARES Kristal Abazaj

Një ndryshim i orëve të vona ka ndodhur në listën e të grumbulluarve të Kombëtares U-21 për dy ndeshjet e ardshme eleminatore ndaj Spanjës dhe Estonisë.

Bëhet fjalë për lojtarin e Anderlecht Kristal Abazaj, i cili ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i pranishëm në këto dy sfida mjaft të rëndësishme për kuqezinjtë e vegjël.

Kjo ka detyruar trajnerin Alban Bushi që të thërrasë në ekip të riun Agim Zeka që luan te Leixoes në Portugali.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të FSHF-së, ku theksohet se tekniku Bushi është vënë në dijeni për këtë dëmtim të ish-lojtarit të Luftëtarit vetëm pak minuta më parë.

NJOFTIMI I PLOTË I FSHF-SË:

Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi ka thërritur sot për të qenë në dispozicion të skuadrës,

mesfushorin që luan në radhët e Leixoes në Portugali, Agim Zeka. Kjo ftesë e orëve të fundit ka ardhur

për shkak të demtimit të futbollistit Kristal Abazaj të Anderlehtit i cili për arësye demtimi nuk mund të

jetë pranë skuadrës për dy ndeshjet zyrtare eleminatore me Spanjën dhe Estoninë. Pak orë më parë

trajneri Bushi është vënë në dijeni për këtë dëmtim të lojtarit dhe ka vendosur menjëherë të thërrasë

Agim Zekën.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SKËNDERBEU nuk humbet shkëlqimin, korçarët mbeten kampionët e padiskutueshëm
Nuk ka surpriza, Florjan MARKU 'palos' kundërshtarin nga Rumania »
Article Logic
Execution time: 0.0085020065307617
array(1) { ["section"]=> string(73) "ndryshim-i-oreve-te-fundit-kristal-abazaj-mbetet-jashte-kombetares-136783" }