Ndryshime edhe te Procesi Sportiv? Flet Edi Manushi

Publikuar tek: sport, më 14:01 30-08-2016 Ndryshime edhe te Procesi Sportiv? Flet Edi Manushi

Një ndër emisionet më të ndjekur sportiv në Shqipëri, “Procesi Sportiv”, do të rikthehet në ekranet shqiptare në muajin shtator, kur pritet që të nisë dhe gara për kampionation e Kategorisë Superiore.

Në këtë “talk-show” ndryshimet pritet që të ketë, ashtu si çdo vit, por pjesa që do të mbetet e paprekur do të jetë ajo e drejtuesve të emisionit, Edi Manushit dhe Marina Vjollca, të cilët janë dhe të parët që e kanë startuar këtë emision. Edhe pse u përfol se një nga të dy moderatorët do të largohej, kjo gjë nuk do të ndodhë.

Gjithçka është konfirmuar nga vetë Manushi, i cili për “newsport.al” u shpreh: “Nuk do të ketë ndryshime te moderatorët e emisionit, do të jemi unë dhe Marina”.

Sa i përket pjesës tjetër, se kush do të jetë opinionist apo specialist futbolli dhe i moviolës, pritet që të ketë ndryshime. Këto pozicione gjatë viteve të fundit janë mbajtur nga Redi Jupi, Bujar Pregja dhe Gëzim Sinemati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mavraj dhe Memushaj për sfidën me Maqedoninë: Jemi në avantazh. Nuk ka rëndësi kush merr shiritin e kapitenit
Babai i Januzajt përsërit me Kosovën të njejtën situatë si me Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.018433809280396
array(1) { ["section"]=> string(56) "ndryshime-edhe-te-procesi-sportiv-flet-edi-manushi-51317" }