Ndryshime në paketën fiskale 2019, pritet të ulet tatimi mbi pagat

Publikuar tek: ekonomi, më 18:24 02-10-2018 Ndryshime në paketën fiskale 2019, pritet të ulet tatimi mbi pagat Foto ilustruese

Pritet që Ministria e Financave të bëjë ndryshime për paketën e re fiskale duke ndërhyrë në 5 ligje që ndryshojnë tatimet mbi pagat.

5 ligjet ku pritet të ndërhyhet janë ligji për procedurat tatimore, për tatimin mbi vlerën e shtuar, për akcizat, për tatimin mbi të ardhurat dhe ligji për taksat nacionale.

Ministria e Financave i ka dërguar bizneseve pikat kryesore të drafteve që pritet të rishikohen.

Ndryshim pritet të bëhet për uljen e dividentit që aplikohet tek korporatat, tatim i cili paguhet në masën 15%, por që qeveria ka propozuar ta ulë deri në masën 10%.

Gjithashtu qeveria ka propozuar ulje edhe në tatimin mbi pagat mbi 130 mijë lekë në muaj, i cili aktualisht është 23%.

Përveç uljeve qeveria ka propozur ndryshim edhe për akcizat e duhanit që pritet të rriten nga 1 janari i vitit të ardhshëm, nga 5750 leke për 1000 copë që është sot në 6000 lekë për 1000 copë.

Ministria e Financave ka nisur konsultimin me bizneset për propozimet e tyre.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Marrëveshja/ 5 milionë euro nga qeveria gjermane për Kreditë Rurale në sektorin bujqësor
»
Article Logic
Execution time: 0.025858879089355
array(1) { ["section"]=> string(72) "ndryshime-ne-paketen-fiskale-2019-pritet-te-ulet-tatimi-mbi-pagat-136390" }