Ndryshime në qeveri? Rama thotë ‘’JO’’: S’ka arsye. Shpall operacionin kundër informalitetit

Publikuar tek: politike, më 12:51 30-07-2015 Ndryshime në qeveri? Rama thotë ‘’JO’’: S’ka arsye.  Shpall operacionin kundër informalitetit Edi Rama

Është përfolur këto kohë për ndryshime në qeveri. Mediet kanë shkruar për lëvizje të mundshme ministrash, duke nxjerrë më të aftët dhe më pak të aftët ndër ministrat, por kreu i qeverisë mohon gjithçka. Edi Rama ka deklaruar sot në konferencën me gazetarët se s’ka në plan të bëjë ndryshime qeverie.

“Nuk kemi në plan që të bëjmë ndryshime qeverise, s’e nuk shohim arsye për t’I bërë’’, ka komentuar Rama.

Madje ai tha se qeveria e tij do t’I futet më fort punës për të bërë një nga operacionet që e quajti të ngjashëm për nga madhësia me atë të energjisë dhe territorit: operacionin kundër informalitetit.

“Në shtator do të fillojmë një tjetër operacion të madh, që do jetë i ngjashëm me atë të energjisë, territorit, mbylljes së universiteteve, operacioni kundër informalitetit. Është kompleks. Parlamenti do trajtojë paketën e masave rënduese penale, kundër evazionit, kontrabandës, punës në të zeze dhe kundër të gjitha atyre shfaqjeve që kanë bërë që Shqipëria të jetë pjesë e aty shfaqjeve, kur të gjithë bizneset e vegjël  paguajnë dhe ku administrata synon të realizojë të ardhurat dhe një pjese tjetër që nuk do t’ia dijë fare, që nuk kanë kasa, regjistra.

Do përfshihen Doganat, Tatimet, Inspektoriati i Punës dhe padyshim policia e shtetit. Operacioni nuk do të tolerojë askënd. Mosmbajtja e kasës fiskale do dënohet shumë rëndë, kapja e aktivitetit evaziv fiskal do të trajtohet si një vepër penale dhe do të hyjnë të gjitha në paketën e krimeve penale dhe lufta kundër informalitetit do jetë kryefjala e gjithë 15-ditëshit tjetër se duam të ulim taksat dhe për t’i ulur duhet të garantojmë që baza e tatimpaguesve të zgjerohet dhe të gjithë të paguajnë atë që u takon dhe pastaj të ulim taksat, ku është synimi dhe jam I bindur që do t’ia dalim. Pjesë tjetër do jetë edhe reforma e ujit, Por informaliteti do luftohet dhëmbë për dhëmbë”, theksoi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Albina Nanaj, një këshilltare me shami për Bashkinë e Tiranës
Rama mohon praninë e një deputeti të inkriminuar: S’kam kandiduar njerëz me rekorde kriminale në zgjedhje »
Article Logic
Execution time: 0.0097901821136475
array(1) { ["section"]=> string(91) "ndryshime-ne-qeveri-rama-thote-jo-s-ka-arsye-shpall-operacionin-kunder-informalitetit-17317" }