“Ndryshime në qeveri”, Xhaçka: Pse jo! Ziçishti: Po, të provohen edhe të tjerët

Publikuar tek: politike, më 06:43 06-10-2015 “Ndryshime në qeveri”, Xhaçka: Pse jo! Ziçishti: Po, të provohen edhe të tjerët

Dy deputetë të Partisë Socialiste, Olta Xhaçka dhe Ylli Ziçishti janë shprehur dje hapur pro idesë së ndryshimit të kabinetit qeveritar. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, e pyetur nga media nëse ekzekutivi ka nevojë të rifreskohet ose jo, Xhaçka u përgjigj: “Pse jo!”.

Ndërsa ligjvënësi tjetër socialist, Ziçishti ka qenë më i gjatë në përgjigjen e tij: “unë jamë për po. Po qeveria ka nevojë për ndryshime”, tha ai. Insistimit se pse ekzekutivi duhet të rikompozohet, deputeti socialist i tha përgjigjen se “duhet të provohen edhe të tjerët”, transmeton “Balkanweb”.

Por ndryshe nga kolegët e tij, deputeti tjetër i PS-së, Bashkim Fino është shprehur po dje kategorik kundër ndryshimeve në qeveri.

“Absolutisht jam kundër sepse mendoj se kjo qeveri është shumë e mirë dhe po punon shumë mirë me reformat. Unë nuk jam për ndryshime në qeveri”, u shpreh Fino.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Qeverisë i duhen impulse të reja, kërkojmë standarte më të larta, ndryshimet i takojnë Ramës
Spartak Braho për gjeneralin: Piro Ahmetaj iku me bisht në shalë »
Article Logic
Execution time: 0.031458139419556
array(1) { ["section"]=> string(78) "ndryshime-ne-qeveri-xhacka-pse-jo-zicishti-po-te-provohen-edhe-te-tjeret-22432" }