Ndryshime në qeveri, zëvendësohen 4 ministrat e LSI dhe 4 të PS

Publikuar tek: politike, më 09:24 26-06-2015 Ndryshime në qeveri, zëvendësohen 4 ministrat e LSI dhe 4 të PS

Ndryshime në qeveri pas zgjedhjeve vendore. Emrat e ministrave të kabinetit aktual do të ndryshojnë, pas zhvillimeve që kanë ndodhur në zgjedhjet vendore dhe rezulatet që u morën prej tyre. Do të ndryshojnë 4 ministrat e LSI dhe 4 të PS.

Gazeta ‘’Koha Jonë’’ shkruan se do të ndryshojnë ministrat e LSI-së, të cilët kishin në patronazh bashkitë ku nuk u fituan zgjedhjet por njëkohësisht edhe punën e tyre të dobët.

Kështu do të zëvendësohen të katërt ministrat e LSI, Nasip Naço, Klajda Gjosha, Edmond Haxhinasto dhe Edmond Panariti. Përveç tyre Edi Rama duket se do të heqe Shkëlqim Canin e financave, duke vendosur në vend të tij Arben Ahmetaj. Vendin e Eglantina Gjermenit do ta zërë Artan Lame, njëkohësisht do zëvendësohet me një emër jashtë parlamentit edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ministria e Mbrojtjes do t’I besohet ish-presidentit Bamir Topi dhe kreut të FRD-së. Do të mbeten të paprekur Sajmir Tahiri, Niko Peleshi, Damian Gjiknuri dhe Lindita Nikolla që është menduar se do të propozohet për Presidente të Shqipërisë në 2017.

Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë duket se do jetë Vangjel Tavo, duke zëvendësuar Ilir Beqajn.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shehu:Thamë do rezistojmë dhe do fitojmë, realizuam të parën, të dytën më 2017
Elmar Brok: Nëse gjysma e raportit të OSBE është i vërtetë, zgjedhjet në Shqipëri janë falsifikuar »
Article Logic
Execution time: 0.020369052886963
array(1) { ["section"]=> string(68) "ndryshime-ne-qeveri-zevendesohen-4-ministrat-e-lsi-dhe-4-te-ps-14678" }