Ndryshimet në kabinet, reagon Balla: Ministrin nuk duhet ta zërë gjumi katër vjet rresht

Publikuar tek: barometri, më 08:16 02-05-2018 Ndryshimet në kabinet, reagon Balla: Ministrin nuk duhet ta zërë gjumi katër vjet rresht

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Kryesinë e Kuvendit, ka reaguar gjithashtu edhe për fjalët që qarkullojnë se kabineti i ministrave do të ndryshojë në muajin shtator.

Balla ka thënë se një ministër nuk duhet të flejë për 4 vite rresht, ndërkohë që ka theksuar se detyra e tyre është të krijojnë një rrjet komunikimi me qytetarët.

“Të qenurit ministër do të thotë të mos të zëri gjumi katër vite rresht, jo mos të zëri gjumi deri në shtator. Në ditët në vijim ju do të informoheni për axhendën e ministrave në procesin e llogaridhënies, i cili do të preki të gjithë territorin e Shqipërisë, sikurse nuk duhet lënë pas dore dhe axhenda e tyre funksionale në ministritë që ato drejtojnë. Kur bëhen bashkë komunikimi me njerëzit me detyrën funksionale të ministrit në ministrinë që drejton, jam shumë i sigurt që edhe preformanca e tyre është më e lartë. Sa kohë që adreson çështje, të cilat publiku mendon që janë prioritare. Gjyqtari më i ndershëm dhe i pandikuar në procesin e qeverisjes janë njerëzit, sa kohë që marrim nga njerëzit atë që ata mendojnë dhe kërkojnë edhe performance e tyre do të jetë më e mirë. Një parti serioze si e jona këtë proces e ka angazhim përpara qytetarëve. Ne kemi një ekip të shkëlqyer qeverisës. Arsyeja e këtij vlerësimi ka të bëjë pikësëpari që është kjo qeveri që po qeveris vendin që mundësoi që Shqipëria të marrë rekomandimin pozitiv, pa asnjë kusht për hapjen e negociatave. Është ky vlerësim që tregon se Shqipëria me këtë qeveri, me këtë kabinet dhe me kryeministrin Edi Rama është në drejtimin e duhur. Këtë nuk e them unë, por e thotë progres raporti i Komisionit Europian. Është institucioni ku taksapaguesit europianë kanë dhënë besimin për të bërë gjithë vlerësimin e performancës së vendeve aspirante për të qenë një ditë anëtare të BE-së. Ka qenë po kjo qeveri, e cila ka vazhduar ti qëndrojë besnik një për një angazhimeve që kemi marrë më 25 qershor. U angazhuam që procesi historik i reformës në drejtësi dhe vetingut do vazhdojë përpara. Sot jemi në një proces vetingu, ku ditë për ditë në mediat tuaja raportohen rastet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët largohen dhe përjashtohen nga pallati i drejtësisë, për shkak se janë “inkompatibël” me standardet e drejtësisë së re që ne po ndërtojmë”, ka thënë Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038595914840698
array(1) { ["section"]=> string(93) "ndryshimet-ne-kabinet-reagon-balla-ministrin-nuk-duhet-ta-zere-gjumi-kater-vjet-rresht-119113" }