Ndryshimet në ministri, Arben Ahmetaj nga Gjuhë-Letërsia te Financa, Milva Ekonomi nga Shëndetësia te Ekonomia (CV-të e plota)

Publikuar tek: politike, më 11:59 16-02-2016 Ndryshimet në ministri, Arben Ahmetaj nga Gjuhë-Letërsia te Financa, Milva Ekonomi nga Shëndetësia te Ekonomia (CV-të e plota)

Edi Rama ka surprizuar sot me ndryshimet në qeveri. Kryeministri ka hequr para pak minutash ministrin e Financave  Shkëlqim Canin, duke e zëvendësuar atë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj. Në vend të Ahmetajt është vendosur ministre Milva Ekonomi, që mbante postin e zv.ministres së Shëndetësisë. Po kush janë dy ministrat e rinj? Ahmetaj ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Ndërsa Milva Ekonomi ka kryer studimet e larta në Statistikë dhe Ekonomi nga Universiteti i Bujqësisë.

Më poshtë do mund të lexoni të plota CV-të e dy ministrave

Arben Ahmetaj, ka lindur më 28 Qershor të vitit 1969, në qytetin e Gjirokastrës. Ai është i martuar me znj. Albina Mançka, dhe ka dy vajza, Livia dhe Kejsi. Z. Ahmetaj mban titullin Doktor i Shkencave në fushën e Sigurisë Energjitike, Siguri Ndërkombëtare, prej Universitetit të Bukureshtit (2005-2009). Ai është diplomuar prej Universitetit të Tiranës për Gjuhë Angleze, i Specializuar në Literaturë Amerikane dhe Angleze, në vitin 1991. Ka kryer në vitin 1996, Master për Tregti Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Patterson, Universiteti i Kentucky, SHBA. Z. Arben Ahmetaj është Anëtar i Parlamentit Shqiptar, i zgjedhur në Legjislaturën XVIII-XIX Qarku Korçë- Gjirokastër. Është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtar në Komisionin për Ekonominë dhe Financat. Në karrierën e tij të mëparshme ka mbajtur rolin e Zëvendësministrit në Ministrinë e Integrimit Europian, (2004-2005) dhe rolin e Zëvendësministrit në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, (2003-2004). Ka kryer Funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Tatimeve të Shqipërisë dhe ka qenë përgjegjës për hartimin e politikave të reja dhe të legjislacionit të ri (Kodi i ri fiskal, akcizat dhe legjislacioni i ri për taksën e drejtpërdrejtë). Në vitet 1992-1993, ka kryer funksionin e Këshilltarit të Ministrit të Financave si dhe asistent i thesarit të SHBA. Gjithashtu z. Ahmetaj ka marrë pjesë dhe ka kryer projekte studimi me Universitetin e Georgetoën, Edmund Ëalsh School of Foreign Service, Washington, SHBA, Universiteti Harvard, Menaxhimin e Konflikteve në Kohën e Teknologjisë së Informacionit (Athinë). Ai është autor i një sërë punimesh shkencore. Ai zotëron shumë mirë gjuhët angleze, italiane, greke, si dhe është njohës i gjuhës ruse.

Milva Ekonomi  ka lindur në Tiranë në vitin 1962 dhe është  nënë e dy vajzave. 

Ka kryer studimet e larta në Statistikë dhe Ekonomi nga Universiteti i Bujqësisë, dhe një Master në Administrim Biznesi ( MBA ) nga Universiteti i Tiranës. Ka kryer gjithashtu edhe formime të avancuara në fushën e statistikave ekonomike dhe sociale si dhe të manaxhimit në Byrone e Statistikave të Punës (SHBA), Eurostat (Luxemburg), Istat (Itali).

Ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave të Shqipërisë  gjatë periudhës 1994-2005 duke kryer një sërë detyrash që lidheshin me ngritjen dhe institucionalizimin e statistikave zyrtare në vend. 

Ka kryesuar Komisionin Kombëtar të Nomenklaturave dhe ka qenë për dy mandate anëtare e Byrosë së Konferencës së Staticienëve Evropianë KEE/OKB. Në vitin 2006 ajo zgjidhet anëtare e panelit të ekspertëve të projektit “PARIS 21” (OECD), ku punon mbi lidhjen e statistikave zyrtare me të drejtat e njeriut.  Punon në këtë projekt deri në fund të dhjetorit 2007. 

Më pas ajo u përfshi si ekspert kyç në Agjencinë Evropiane për Rindërtim (EAR) në Kosovë, në projektin mbi Mbështetjen në Sistemin Statistikor dhe Përgatitjen e Rregjistrimit të Popullsisë në Kosovë  2007 - 2008.

Dha kontributin e saj si Këshilltar Afatgjatë i Statistikave Suedeze (Sida) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ku punoi  gjatë viteve 2008 – 2013, në hartimin e legjislacionit statistikor dhe ndërtimin e Programit Zyrtar të Statistikave Kombëtare. Ajo gjithashtu ka punuar në projekte të ndryshme me Agjencitë e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si Eurostat, ILO, UNODC, Ëorld Bank, Dfid, dhe FMN.

Ajo është anëtare e Institutit Ndërkombëtar të Statistikave (ISI) dhe Shoqatës Staticienëve të Ballkanit. 
Ajo është një nga themeluesit e Institutit Agenda, një qendër kërkimesh ekononomike dhe sociale e themeluar në qershor të vitit 2006 në Tiranë.

Përgjate viteve ajo ka dhënë kontributin e saj në lëvizjen e gruas në Shqipëri duke qënë aktiviste në shumë nisma, por gjithashtu edhe në aksione të shoqërise civile. Ajo ka shërbyer edhe si anëtare e Këshillit Bashiak të Tiranës për periudhën 2000-2011.

Ka qenë lektore në Universitetin e Tiranës, Universitetit Bujqësor  si dhe në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”. 

Ajo ka shkruar disa botime ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtare në fushën e statistikave, zhvillimit social dhe ekonomik, si dhe të përkatësisë  gjinore. Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane si dhe njeh gjuhën Franceze.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama shkarkon Shkëlqim Canin por mësohet se me çfarë do merret tani ish-ministri. Zbulohet '"Asi nën mëngë''
Rama shpjegon pse Nishani e priti Kerryn te shkallët e avionit, ‘’I doli avionit përpara…S’ka pikë rëndësie’’ »
Article Logic
Execution time: 0.021914005279541
array(1) { ["section"]=> string(128) "ndryshimet-ne-ministri-arben-ahmetaj-nga-gjuhe-letersia-te-financa-milva-ekonomi-nga-shendetesia-te-ekonomia-cv-te-e-plota-32716" }