Ndryshimet në qeveri, Vasili: Nëse kryeministri kërkon mbështetjen tonë, do ta ketë

Publikuar tek: politike, më 09:59 08-10-2015 Ndryshimet në qeveri, Vasili: Nëse kryeministri kërkon mbështetjen tonë, do ta ketë

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka mohuar arritjen e një marrëveshje midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta për ndryshimet në qeveri.

Megjithatë Vasili është shprehur se LSI-ja do të mbështesë kryeministrin Rama sa herë që ai të ketë nevojë, edhe për ndryshimet në qeveri.

“Kryeministri Rama vendos për ndryshimet në qeveri. Takimi i djeshëm midis Ramës dhe Metës ka qenë rutinor. Këto marrëveshje janë hamendësime nga ana juaj. Kur kryeministri të ketë nevojë për mbështetje ne do ta mbështesim. Qeveria është duke dhënë prova se nuk është stepur përpara reformave”, ka thënë Vasili.

Vasili tha se do të jetë i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes Shqipëri - Serbi duke u shprehur se e rëndësishme është të fitojë qytetaria dhe të tregojmë se dimë të sillemi, si para bashkëkombasve edhe përpara Europës që i ka sytë nga kjo ndeshje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama me studentët serbë: Kur të shkoni në Beograd do tregoni se “alienët” janë njësoj
Berisha i rrëmben fjalën Ramës, kryeministri e pret në këmbë pranë foltores, ja batuta e tij (Foto-Video) »
Article Logic
Execution time: 0.010324954986572
array(1) { ["section"]=> string(86) "ndryshimet-ne-qeveri-vasili-nese-kryeministri-kerkon-mbeshtetjen-tone-do-ta-kete-22606" }